As piastra e as dekolorimi, ky përbërës i shampos është ai që po ju shkatërron flokët

Life style

As piastra e as dekolorimi, ky përbërës i shampos është ai që po ju shkatërron flokët

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 17:27
Foto ilustrim

Sa herë duam të zgjedhim një shampo, blejmë gjithmonë atë që i përshtatet tipit të flokut. Sa më shumë përbërës për ushqyerjen, forcimin dhe shkëlqimin e tij, aq më intrigues duket produkti.

Por, a ju ka shkuar ndonjëherë në mendje që mes përbërësve që formojnë një shampo, njëri prej tyre është shumë i dëmshëm për flokun?

Nëse pyesni profesionistët, ata e dinë dhe nuk përdorin kurrë një shampo që në përbërjen e saj ka sulfate. E dini pse? Sepse sulfatet (‘’surfactants’’ të lëngshëm dhe të shkumëzuar) janë agjentë shumë të dëmshëm për flokun. Jo vetëm që e ashpërsojnë shumë atë, por madje i heqin vetitë e mira flokut si: lagështinë, yndyrën e madje edhe pigmentin e tij.

Pra, edhe pse, sulfatet gjejnë përdorim të gjerë në industrinë e kozmetikës, ata janë një armik për flokët tuaj. Kështu që, tani e tutje, kur të shkoni të zgjidhni shampon e përshtatshme për flokët tuaj, vëreni nëse në listën e përbërësve ka ose jo sulfate.

Një shampo me këta përbërës, nuk duhet të gjendet më në raftin tuaj të higjienës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat