Ngjyra bezhë nga koka deri te thembrat – trend i cili u rri shkëlqyeshëm të gjitha femrave

Life style

Ngjyra bezhë nga koka deri te thembrat – trend i cili u rri shkëlqyeshëm të gjitha femrave

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 21:17
Ashley Robert

Qe si ta vishni pa asnjë gabim!

Ngjyra krem, nuk do të dalë së shpejti nga moda, ndërkaq ne kemi zbuluar një stil të veçantë i cili mund t’ju shërbejë si inspirim, nëse i doni kombinimet e këtilla të veshjeve

Këngëtarja Ashley Robert edhe një herë ishte në lartësinë e detyrës dhe na ka dhënë një propozim si ta veshim këtë trend pa gabuar.

Xhinset me model të rrafshët janë zgjidhje e shkëlqyeshme e këtij sezoni

Ekspertët e modës i kanë vendosur në krye të listës së modës. Ata theksojnë që ky model më mirë u rri femrave shtatgjata dhe atyre shtatholla, ndërsa ato dama me ijë më të gjera duhet t’i anashkalojnë ato.

Ashley gjithashtu zgjodhi një fanellë me fyt ngjyrë kremi dhe një xhaketë xhins. Me çantë krem dhe këpucë e ka plotësuar gjithë veshjen.

Image
Image

 

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat