Gabimet që i bëni kur blini pajisje për beben: Pesë gjëra për të cilat prindërit shpenzojnë para pa nevojë

Life style

Gabimet që i bëni kur blini pajisje për beben: Pesë gjëra për të cilat prindërit shpenzojnë para pa nevojë

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 23:17
Foto ilustrim

Prindërit e rinj shpesh kanë dilema për shkak të shumë produkteve që ofrohen për bebe dhe fëmijë të vegjël

Për më tepër, shumica e këtyre produkteve reklamohen si të nevojshme, megjithëse përfundimisht nuk kemi nevojë për to

Ne besojmë se ndonjëherë jeni viktimë e marketingut. Dhe a keni menduar ndonjëherë nëse këto produkte janë vërtet të nevojshme për kujdesin ndaj foshnjës?

Këtu janë disa prej tyre:

1. Ngrohësi i fasoletave të njomura

Po. Edhe ky ekziston. Besojmë që kjo gjë i ka hutuar prindërit dhe vërtet nuk është e nevojshme, prandaj edhe gjendet në krye të listës.

2. Këpucët për të porsalindurin (i cili nuk ecën)

Për sa kohë që fëmija juaj nuk është duke ecur, këpucët janë krejtësisht të panevojshme për të. Ju do të kaloni më shumë kohë duke kërkuar modele adekuate të dëshiruara sesa fëmija juaj do t’i veshë ato. Çorapet klasike gjithashtu mund të kryejnë rolin e tyre mjaft mirë.

3. Ngrohësi i shisheve

Shumica e prindërve pajtohen që e kanë pasur shumë më thjesht (dhe më shpejt) të ngrohin shishen nën vrushkull uji të nxehtë.

4. Rrobat me kapuç

Edhe pse kombinimet e këtilla të modës për më të vegjlit janë shumë të këndshme dhe interesante, ato në të vërtet nuk janë fare praktike për beben.

5. Pelena për një përdorim

Pelenat për një përdorim, sipas shumë prindërve nuk janë praktike dhe krijojnë mbetje shtesë të panevojshme. Prindërit tregojnë se tetrat janë një zgjedhje më e mirë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat