​5 përfitime nëse merrni pjesë në konferencat e bizneseve

Life style

​5 përfitime nëse merrni pjesë në konferencat e bizneseve

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 07:36
Foto ilustrim

Nëse jeni duke kërkuar një punë të re, apo jeni i papunë dhe jeni duke shikuar që të bëheni pjesë e tregut të punës, konferencat e bizneseve janë një mundësi e mrekullueshme për t’u bërë pjesë. 

Shumë personave nuk u pëlqen të marrin pjesë në këto konferenca, sepse ju duket si humbje e kohës dhe parave, por kjo është një mundësi e mirë për të depërtuar në industrinë tuaj si dhe për të pasur përfitime të tjera, madje edhe ato financiare.

Cilat janë përfitimet e pjesëmarrjeve në konferenca?

Do të mësoni shumë për industrinë tuaj

Gjatë intervistave rekruterët do t’ju pyesin në lidhje me përvojat e kaluara dhe edukimin. Por, do të jenë po ashtu të interesuar për njohuritë tuaja në fusha të tjera. Të qenit i informuar në industrinë tuaj rreth trendeve të reja, ju ndihmon shumë gjatë përgjigjeve të intervistës. Konferencat e bëjnë të lehtë përfitimin e këtyre njohurive.

Ju mund të dini më shumë edhe për kompani specifike. Kjo mund t’ju ndihmojë edhe në intervistë edhe për letër motivuese. Në letrën motivuese mund të përmendni temën e konferencës nga kompania, si dhe bisedat që keni pasur me punonjësit dhe anëtarët e tjerë, gjatë saj. Kjo mund t’ju bëjë të dukeni i interesuar dhe i informuar!

Krijoni lidhje të reja

Krijimi i lidhjeve me të vërtetë që e bën ndryshimin. Ato jo vetëm që do t’ju ndihmojnë të mësoni për vende të punës, qofshin edhe ato para se të hapen, por edhe përmendja në letrën tuaj të motivimin e ndonjë personi që punon në atë kompani do ta forcojë aplikimin tuaj. Nëse mendoni që tentimi për të krijuar lidhje të reja do t’ju bëjë nervozë, atëherë kujtoni që pothuajse secili pjesëmarrës në konferencës është i etur të takojë njerëz të rinj.

Do të zbuloni mundësi

Shumica e mundësive të punësimit nuk janë të hapura (nuk shpallin konkurs), pa e pasur fillimisht ndonjë kandidat në mendje. Prandaj, gjatë bisedave në konferenca, mund të mësoni që ajo kompani është duke kërkuar për dikë në një pozitë re, apo qoftë për ta rritur një sektor me punonjës. Apo, edhe në mos qofshin të interesuar në atë moment, duke u treguar se cila është kompania dhe puna juaj e ëndrrave, mund t’ju referojnë te ndonjë kompani tjetër.

Do të merrni ide të reja dhe frymëzime

Konferencat janë mundësia më e mirë për të gjeneruar ide të reja. Pas konferencës mund ta gjeni veten të interesuar edhe në fusha të tjera, që ndoshta më parë as që i keni menduar. Një mënyrë e fuqishme për të mësuar gjëra të reja dhe për t’u frymëzuar, është edhe të pyesni të tjerët, sidomos ata që ju lënë përshtypje se si e kanë fituar pozitën që kanë.

Do t’i rrisni aftësitë për kërkimin e punës

A ju bëjnë bisedat e vogla të ndiheni të shqetësuar? Apo të prezantuarit dhe të bërit pyetje para grupeve të mëdha ju bën të ndiheni sikur po skuqeni? Konferencat janë mundësia më e mirë për t’i përmirësuar këto pjesë, të cilat janë shumë të rëndësishme për intervistë pune të suksesshme dhe për paraqitje të mirë në punë.

Çfarë të bëni kur konferenca ka mbaruar?

E keni gabim nëse mendoni që konferencat janë vetëm diçka që bëhen gjatë gjithë ditës, apo gjatë javës. Kur ngjarja të ketë mbaruar, është koha që të t’i “ndiqni” njerëzit që i keni takuar atje. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është në LinkedIn, apo Twitter. Një mënyrë tjetër që ju merr më shumë kohë, por që i forcon lidhjen që i keni krijuar, është të shkruani email te secili person që e keni njoftuar. Përmendni bisedën që keni bërë dhe bëni që ta kuptojnë që dëshironi të mbesni në lidhje! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat