Për të luftuar vetminë, studimi sugjeron të veproni kështu për 10 minuta

Life style

Për të luftuar vetminë, studimi sugjeron të veproni kështu për 10 minuta

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 10:49
Ilustrim

Të flasësh me dikë në telefon për 10 minuta disa herë në javë - nëse e kontrolloni ju bisedën - mund të reduktojë ndjenjën e vetminë, zbuloi një studim i ri.

Gjysma e 240 pjesëmarrësve të studimit morën telefonata nga vullnetarët gjatë një muaji dhe raportuan se ndiheshin mesatarisht 20% më pak të vetmuar, sipas studimit të botuar në revistën JAMA Psychiatry, një revistë mujore e vlerësuar e botuar nga Shoqata Amerikane e Mjekësisë.

Vullnetarët u trajnuan fillimisht për aftësitë empatike të komunikimit, të cilat përfshinin dëgjim aktiv dhe pyetje në lidhje me atë që fliste subjekti i tyre, tha autorja kryesore e studimit Maninder "Mini" Kahlon, profesoreshë e asociuar e shëndetit të popullsisë dhe drejtoreshë ekzekutive e Factor Health në Shkollën Mjekësore të Universitetit të Teksasit.

Javën e parë, vullnetarët telefonuan pjesëmarrësit pesë ditë gjatë javës, kohë për të cilën pjesëmarrësit thanë se ishin ndjerë më mirë. Pjesëmarrësit folën për një larmi temash përfshirë jetën e tyre të përditshme dhe pyetën për jetën e vullnetarëve. Studimi theksoi se pati një reduktim të ankthit dhe depresionit.

"Ky studim është premtues dhe mund të ndihmojë në mënyrën se si njerëzit i përkthejnë provat në praktikë," tha Julianne Holt-Lunstad, profesoreshë e psikologjisë dhe neuroshkencës në Universitetin Brigham Young në Utah, e cila nuk ishte e përfshirë në studim.

Nëse ndiheni të vetmuar, Kahlon rekomandoi që të kontaktoni me dikë në familje ose në rrethin e miqve. Mund të jetë e vështirë sepse në realitet, duhet që ai/ajo që do të telefononi të ketë interes për ju.

Ajo sugjeroi që të drejtoheni tek ata që besoni se do të jenë "jo-gjykues dhe vërtet të interesuar për t'ju dëgjuar."

Qëllimi i Kahlon është të vazhdojë testimin e kësaj metode programi dhe zbatimin e saj në një shkallë më të gjerë në mënyrë që më shumë njerëz të përfitojnë nga gjetjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat