Lëkurë e pastër, fytyrë e tërhequr dhe mollëza perfekte: Si ta arrini pa bërë botoks

Life style

Lëkurë e pastër, fytyrë e tërhequr dhe mollëza perfekte: Si ta arrini pa bërë botoks

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 13:34
Foto Ilustrim

Nëse ka një arsye pse i adhurojmë kaq shumë filtrat e Instagramit është sepse na japin fytyrë të pastër, mollëza të theksuara dhe shkëlqim me një të prekur të ekranit.

Në jetën e vërtetë, lëkura e tërhequr, e mbushur dhe e re kërkon më shumë punë sesa thjesht një filtër. Çdo grua mbi të 30-tat e di me siguri se lëkura po fillon të bjerë, por pak guxojnë të pyesin pse. Nëse dini arsyet, është më e thjeshtë të trajtoheni.

Mungesa e kolagjenit është arsyeja kryesore. Kolagjeni është proteina që e mban lëkurën elastike dhe të fortë, duke i dhënë mbushje dhe ndjesi freskie. Thelbësor për një lëkurë të re në dukje, furnizimi ynë natyral me kolagjen fillon të bjerë me 1.5% cdo vit nga të 25-tat. Sidoqoftë ka një mënyra që s’përfshin injeksionet për ta parandaluar këtë proces.

1. Provoni suplemente me kolagjen

Përtej faktorëve të përgjithshëm si ushtrimi i rregullt, vedosja e kremit me SPF dhe doza e mjaftueshme e gjumit (të gjitha janë thelbësore për të ngadalësuar pakësimin e kolagjenit), konsideroni marrjen e suplementeve me kolagjen për të ushqyer lëkurën dhe për të përmirësuar pamjen e lëkurës, shkruan Anabel.

2. Bëj një masazh fytyre

Përfshini masazhin e fytyrës në rutinën tuaj të përditshme të kudjesit ndaj lëkurës. Kërkoni në internet për ushtrime joga për lëkurën që forcojnë muskujt, stimulojnë qarkullimin dhe tërhqein lëkurën. Masazhet e fytyrës janë po ashtu një ndihmë shumë e mirë.

3. Mos u trembni nga acidi

Acidi hialuronik është rruga më e shpejtë drejt një lëkure të mbushur, ndaj dhe është përbërësi kyç në kremrat e kujdesit të lëkurës. Përdorni serume dhe hidratantë që kanë acid në përbërje dhe investoni në një krem të mirë sysh me acid hialuronik për të mbushur shenjat e para të rrudhave. Nëse ndiheni të guximshme, mund të konsideroni edhe injeksionet me acid.

4. Hidhini një sy dietës

Një dietë e pasur me acide yndyrore, antioksidantë dhe vitamin A do të ndihmojë në prodhimin e kolagjneit. Peshku, jeshillëqet, patatja e ëmbël, karrotat, manaferrat, palca e kockave, janë të gjitha ushqime që ndihmojnë në perfeksionimin e lëkurës. Ndërsa alkooli dhe cigarja nuk e ndihmojnë fare këtë kauzë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat