10 këshilla veshjeje që do ju bëjnë të dukeni 10 vjet më të reja

Life style

10 këshilla veshjeje që do ju bëjnë të dukeni 10 vjet më të reja

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 14:28
Ilustrim

Veshja luan një rol të rëndësishëm në pamjen tonë. Nëse zgjedhim veshjen e gabuar, mund të dukemi të vjetra, por nëse zgjedhim të duhurat, do të dukemi shumë herë më të reja. Sidoqoftë, nuk është aq e lehtë për të zgjedhur stilin ideal. Jemi të sigurt se këshillat tona do ‘ju bëjnë punë.

1. Mos zgjidhni printe të theksuara

Gjetja e printeve që ju bëjnë të dukeni të reja është shumë e ështirë. Për me tepër, nëse ngjyra e printeve është e theksuar, do të dukeni të vjetra. Kjo është arsyeja pse ne ju sugjerojmë t’i shmangni ose të zgjidhni printe shumë të vogla.

2. Vishni xhinse të ngushta

Hiqni qafe xhinset e gjera nëse doni të dukeni bukur. Në vend të tyre blini xhinse të ngushta. Ato gjithmonë ju bëjnë të dukeni elegante dhe kombinohen lehtësisht. Për më tepër ato nxjerrin në pah figurën tuaj dhe ju bëjnë të dukeni më të reja.

3. Jini të vetëdijshme për rrobat pa forma

Rrobat e gjera duken zgjidhje e mirë kur doni të fshihni barkun tuaj. Sidoqoftë, ajo mund të funksionojnë kundër jush duke iu bërë të duheni më të mëdhaja në moshë. Një xhaketë e shkurtër që përfundon te beli, do ju ndihmojë të dukeni më e re.

4. Theksoni belin

Ndërsa plakemi, duket sikur gjoksi dhe beli bëhen një. Pra, theksimi i belit është çelësi për t’u dukur më të reja dhe më të bukura. Zgjidhni një rrip të gjerë, ose një triko që lidhet në mes.

5. Zgjidhini syzet e diellit me kujdes

Syzet e dielli të zgjedhura në mënyrë korrekte mund të modernizojnë pamjen tuaj. Për shembull syzet ‘cat-eye’ mund të korrigjojnë problemin me uljen e cepave të jashtëm të syve dhe t’ju bëjnë të dukeni më të reja.

6. Zgjidhni bizhuteri të thjeshta

Gjeneratat e vjetra janë të apasionuara pas bizhuterive që duken luksoze dhe masive, ndërsa të rinjtë preferojnë gjërat minimaliste. Kështu që në vend që të vendosni gjerdane, zgjidhni një diçka të thjeshtë.

7. Mos vishni shumë të zeza

E zeza është një ngjyrë shumë e preferuar, po ndërsa plakemi lëkura jonë ka tendencë të ëbhet më e zbehtë, kështu që veshja e zezë mund të krijojë një kontrast të ashpër. Mund të theksojë rrudhat dhe të nxjerrë në pah hijet e errëta poshtë mjekrës dhe rrathët e zinj të syve.

8. Vishni sytjenat në madhësinë e duhur

Të veshësh sytjena të gabuara nuk është vetëm e pakëndshme, por mund të shtojë 10 vjet më shumë në pamjen tuaj, për shkak se ndikon në mënyrën sesi përshtatet më rrobat.

9. Kushtojini vëmendje kraharorit tuaj

Mund të përpiqeni të fshihni qafën tuaj të rrudhur nën rroba, por dekolteja e hapur do t’ju bëjë të dukeni më të reja dhe tërheqëse. Provoni të vishni rroba me jakë V.

10. Mos vishni tuta shumë të shkurtra

Tutat e shkurtra kanë tendencë të shkurtojnë këmbët tuaja. Në vend të tyre, duhet të zgjidhni një palë pantallona që përfundojnë në pjesën më të hollë të këmbës suaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat