6 sjelle jo të duhura të fëmijëve, që janë rezultat i gabimeve të prindërve

Life style

6 sjelle jo të duhura të fëmijëve, që janë rezultat i gabimeve të prindërve

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 19:07
Ilustrim

Ju mund të përpiqeni të bindni të tjerët se fëmija juaj është shumë i sjellshëm, por nëse ju bëni gabime në edukimin e tyre, ata do të jenë të dukshme të fëmija, në situata të caktuara.

1. Zakoni i ndërprerjes së fjalës së tjetrit

Duke thënë “mos më ndërprit”, nuk funksionon. Mësojuni fëmijëve tuaj të respektojnë tjetrin kur është duke folur dhe të presë radhën në një bisedë

2. Fëmija prek mallrat në dyqan dhe insiston t’i blejë

Është e rëndësishme që fëmija juaj të mësojë të mbajë larg dëshirat e tij, sepse nuk mund të blini gjithçka shitet dhe që nuk e ka të nevojshme për ta blerë. Para se të shkoni në dyqan, bëni një listë të gjërave që do të blini dhe ndiqeni atë.

3. Fëmija juaj nuk thotë fjalët magjike

Sa më herët të filloni t’i mësoni fëmijës tuaj fjalët e mirësjelljes, aq më mirë është. Tregojini fëmijës së duhet të thotë “të lutem”, “faleminderit”, “përshëndetje”, “më fal” etj.

4. Ata nuk dinë ku të ndalen

Një fëmijë nuk e di se deri në çfarë pike duhet të ndajë informacion me të tjerët. Ata nuk njohin turpin, sikletin dhe nuk kanë përvojë të reagimit kur thuhet një fjalë e gabuar në momentin e gabuar. Mundohuni të prezantoni fëmijët me konceptin e një “sekreti shtëpiak”, që përmbledh gjërat që të tjerët nuk duhet t’i dinë.

5. Kanë frikë të rrinë larg jush

Një fëmijë mund të frikësohet, nëse prindërit e lënë të bëjë diçka vetëm. Lëreni fëmijën të luaj në park, të bëhet pis, të rrëzohet. Janë aktivitete të zakonshme  që u japin kënaqësi momentale.

6. Shqetësojnë të rriturit e tjerë

Nëse fëmija juaj flet me një të panjohur është shenjë e besimit në familje. Sidoqoftë, kjo mund të nënkuptojë gjithashtu që fëmija nuk e di se të rriturit mund të kenë interesa të tjera. Një shembull ilustrues është kur prindërit nuk mund të bëjnë atë që duan ose kanë nevojë, sepse përpiqen të kalojnë gjithë kohën me të voglin e tyre. Nuk është për t’u habitur atëherë që një fëmijë nuk mund të imagjinojë që njerëzit e tjerë të dëshirojnë diçka tjetër përveç asaj që ata duan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat