Në cilin qytet duhet të jetoni? Përgjigjuni këtyre pyetjeve për ta zbuluar!

Life style

Në cilin qytet duhet të jetoni? Përgjigjuni këtyre pyetjeve për ta zbuluar!

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 11:06
Ilustrim

A e keni menduar ndonjëherë se nuk keni lindur në qytetin e duhur për ju? Cili është qyteti I cili do të ju përshtatej juve më së shumti për të jetuar? Bëjeni këtë test, dhe do ta zbuloni!

Për secilën pyetje përgjigjuni me A,B,C,D ose E. Dhe në fund mblidhni pikët.

Le të fillojmë…

1. Cili nga këto vende ju duket vendi më relaksues për ju?

A: Pazaret (30 pikë)
B: Qendrat e mallrave (50)
C) Qytete të vogla (20)
D) Muzetë (10)
E) Në plazh (40)

2. Cila është gjëja kryesore që merrni me vete në udhëtim?

A: Një çantë ekstra (50 pikë)
B: Kamera/ Smartphone (20)
C: Fjalori (30)
D: Harta (10)
E: Të tjera (40)

3. Cili është ushqimi juaj I preferuar?

A: Pica (50 pikë)
B: Burger (10)
C: Pasta (20)
D: Sallatë frutash (40)
E: Nuk e kam problem (30)

4. Ju planifikoni udhëtimet në bazë të:

A: Klimës (30)
B: Aktiviteteve kulturore (10)
C: Shopping-ut (50)
D: UShqimit (20)
E: Plazhit (40)

5. Cila është pija juaj e preferuar?

A: Lëng frutash (40)
B: Caji (10)
C: Vera (20)
D: Kafe (50)
E: Ujë (30)

6. CIli është aksesori juaj I preferuar?

A: Syzet e diellit (20)
B: Bizhuteritë (40)
C: Orët (50)
D: Këpucët (30)
E: Të tjera (10)

7. A ju pëlqejnë vendet e zhurmshme?

A: Po, kam shumë qef! (50)
B: Nuk e kam problem (40)
C: Varet (30)
D: Mundohem të rri larg. (20)
E: Jo, I urrej. (10)

8. Cili nga këto është aktiviteti juaj I preferuar?

A: Shopping (50)
B: Leximi (10)
C: Noti (40)
D: Ecja (30)
E: Ngrënia (20)

9. Ju keni dëshirë ti bëni foto…

A: Perëndimit të diellit (20)
B: Vetes (selfie) (50)
C: Kafshëve (30)
D: Njerëzve të tjerë (10)
E: Detit (40)

10. Rrjetet tuaja sociale janë të mbushura me foto…

A: Selfie (20)
B: Modë ose humor (50)
C: Artistike ose ushqim (10)
D: Natyre ose motivim (30)
E: Të tjera (40)

Rezultatet:

100 deri në 170 pikë: Londër, Angli. Ju do të pëlqenit historinë dhe kujtimet duke ecur rrugëve të Londrës, ku ka shumë gjëra të bukura për të parë e vizituar. Muze, galeri e teatro…

180-250: Athinë, Greqi. Do të pëlqenit tej mase klimën dhe do të kalonit kohën duke ecur përgjatë fshatrave përrallor e duke pirë një gotë vere diku në qetësi…

260-340: Bangkok, Tailandë. Ju pëlqeni kulturat e ndryshme, dhe të provoni gjëra të reja. Prandaj do të përshtateshit tej mase në këtë vend antik e me përplot gjëra interesante.

350-430: Honolulu, Hawaii: Ju pëlqeni plazhin. Mund të kaloni kohën duke ecur përgjatë detit e duke pirë nga një gotë ananasi.

440-500 pikë: Los Angelos, SHBA. Ju do të pëlqeni jetën e zhurmshme, ndërtesat e larta dhe shumë dyqane…

Cili është qyteti juaj ku duhej të jetonit?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat