A duhet të flisni hapur në çift për eksperiencat e kaluara seksuale?

Life style

A duhet të flisni hapur në çift për eksperiencat e kaluara seksuale?

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 13:09
Ilustrim

Fillimi i një marrëdhënieje të re është një kohë zbulimi, në të cilën ju duhet të mësoni gjithçka për këtë person të ri në jetën tuaj: të mirën, të keqen dhe nganjëherë edhe të shëmtuarën, shkruan “Psychology Today”.

Por, kur bëhet fjalë për eksperiencat seksuale dhe më saktë, numrin e njerëzve me të cilët keni pasur marrëdhënie seksuale, sa duhet të themi apo të dimë vërtet?

A ndikon kjo gjë negativisht në të ardhmen e lidhjes?

Kurioziteti, dëshira për të fituar më shumë njohuri, është thelbësore për natyrën njerëzore. Ekziston një traditë e gjatë filozofike që i sheh njohuritë si jetike për një jetë më të mirë. Një traditë tjetër, e konsideron dijen si një pengesë për lumturinë: Adami dhe Eva u dëbuan nga Kopshti i Edenit sepse konsumuan nga Pema e Diturisë.

Në mënyrë të ngjashme, në botën e romancës, një shprehje thotë se “të njohësh do të thotë të duash”, ndërsa një tjetër këmbëngul se “familjariteti vret dëshirën”, dhe se misteri është i vlefshëm në dashuri dhe seks.

Natyra problematike e njohurive të së kaluarës shprehet gjithashtu në pretendimin e Ingrid Bergman:”Lumturia është një shëndet i mirë dhe një kujtesë e keqe”.

Është e zakonshme të jemi kuriozë për përvojat seksuale të partnerit tonë, si të tashmen dhe të kaluarën. Sidoqoftë, ndërsa seksualiteti i tyre aktual mund të jetë i rëndësishëm për marrëdhënien aktuale, përvojat e tyre të kaluara shpesh nuk janë.

A i tregoni partnerit tuaj të ri për ish-at tuaj?

Këtu janë disa përgjigje të grave në pyetjen nëse duhet t’i tregojnë partnerit të tyre aktual për ish-at e tyre.

“Mund të them se kjo i shtyn burrat të kenë zili dhe i shqetëson. Prandaj është një ide shumë e keqe. Sigurisht, gjithçka varet nga njeriu specifik dhe niveli i vetëvlerësimit”, thotë Lila.

“Mos thuaj asgjë. Zero. Fillimi i një marrëdhënieje duhet të jetë me një propozim të pastër. Përvojat e mia të mëparshme seksuale nuk duhet të ndikojnë në atë aktuale”,- thotë Eva.

“Unë kurrë nuk flas për të kaluarën nëse nuk pyesin… edhe atëherë them: “A jeni i sigurt që doni që e kaluara ime të jetë e tashmja juaj?”,- u shprej Julia.

“Injoranca është lumturi”,- thotë Thomas Grey.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat