Mësoni çfarë tregon shenja e Mërkurit për karakterin tuaj

Life style

Mësoni çfarë tregon shenja e Mërkurit për karakterin tuaj

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 14:50
Foto ilustrim

Sa herë përmendet Mërkuri, me të drejtë mendja na shkon tek prapavija e tmerrshme që i bën gjërat lëmsh. Mund të mos e dini, por roli i Mërkuri në astrologji është shumë më i rëndësishëm se aq.

Për shembull, shenja juaj e Mërkuri thotë shumë për tiparet tuaja të personalitetit, mënyrën sesi mendoni, komunikoni apo shprehni veten.

Secili nga planetet në astrologji përfaqëson një pjesë të asaj që ju jeni. Mërkuri është planeti i ideve, komunikimit dhe shkëmbimit të informacionit, prandaj kur jeni duke folur apo argumentuar me dikë dijeni se është shenja juaj e Mërkurit që ndikon ndjeshëm tek mendimet dhe ndërveprimi social që keni.

Duke mësuar se në cilën shenjë ishte ky planet në kohën kur keni lindur, mund të zbuloni shumë për mënyrën sesi procesoni informacionin dhe e shprehni atë tek njerëzit përreth, shkruan Anabel.

Si ta gjeni shenjën e Mërkurit?

Për këtë, ju duhet vetëm data dhe viti i lindjes. Klikoni këtu për të gjetur cilës shenjë i përkisni. Pas kësaj, shenja e Mërkurit do t’ju përshkruaj me detaje mënyrën se si e organizoni kohën dhe çfarë ju karakterizon në marrëdhëniet me njerëzit në çdo aspekt të jetës. Kjo shenjë reflekton në stilin tuaj të të folurit, veçoritë që ju dallojunë nga të tjerët, veçoritë tipike që ju karakterizojnë kur dërgoni një mesazh, etj. Përveç kësaj, do t’ju ndihmojë të përqendroheni tek gjërat që keni nevojë t’i rregulloni në lidhje me raportet që krijoni me të tjerët, por fillimisht zbulojeni. /

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat