Preparat i thjeshtë: Piling për fytyrë nga banania dhe vaji i ullirit

Life style

Preparat i thjeshtë: Piling për fytyrë nga banania dhe vaji i ullirit

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 17:51
Foto ilustrim

Pilingun natyral dhe të ushqyeshëm për fytyrë mund ta bëni nga një banane, një lugë sheqer dhe vaji ulliri të cilat do t’i përzieni

Banania ushqen, ka efekt të dobishëm dhe qetësues në lëkurë, sepse ka cilësi anti-inflamatore.

Kjo pemë përmban sasi të madhe kaliumi, vitaminash A dhe E, pastaj edhe albumina, vitamina të kompleksit B, elemente në gjurmë.

Ata të cilët tashmë e kanë provuar në përgatitjen e kësaj kozmetike natyrale nga banania gjithsesi do të duhej ta shfrytëzonin edhe këtë preparat – për eliminimin e lëkurës së vdekur nga fytyra.

Sheqeri në tretje bën qërimin e shtuar të lëkurës, ndërsa banania dhe vaji i ullirit e ushqejnë lëkurën, e cila pas tretmanit do të jetë shumë e lëmuar dhe e shkëlqyer.

Është e obligueshme të përfundoni pilingun e shkurtë të lëkurës duke shpëlarë me ujë të vakët. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat