A ndikon darka e vonë në shtimin e peshës?

Life style

A ndikon darka e vonë në shtimin e peshës?

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 22:03
Foto ilustrim

Të ngrënit pas orës 8-të në mbrëmje, nuk do të ndikojë në shtimin e ca kilogramëve të tepërt.

Studiuesit në “King’s College” në Londër, nuk kanë gjetur ndonjë lidhje në mes të ngrënit në mbrëmje dhe peshës së tepërt te fëmijët.

Studimet e mëparshme, thoshin se koha në marrjen e ushqimit është e rëndësishme për peshën e trupit, mirëpo kjo ndryshon te fëmijët, transmeton Klan Kosova.

Në studimin e ri janë ekzaminuar shprehitë e të ngrënit të 1620 fëmijëve.

Analizat statistikore të këtyre fëmijëve, kanë treguar se nuk ka rrezik për mbipeshë dhe obezitet nëse fëmijët hanë darkë pas orës tetë të mbrëmje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat