Vini re, këto truke të thjeshta do ju ndihmojnë të zbuloni gënjeshtarët

Life style

Vini re, këto truke të thjeshta do ju ndihmojnë të zbuloni gënjeshtarët

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 08:30
Ilustrim

Askujt nuk i pëlqen që ta gënjejnë, veçanërisht nëse zbuloni që personi që përpiqet që të ju manipulojë, është një njeri mjaft i dashur për ju. Sipas studiuesve, nëse doni që të zbuloni nëse një person ju mashtron, ju duhet të keni fokusin tek gjuha e trupit e tij/saj.

Mbulimi i fytyrës ose gojës me duar

Kur një person mbulon me duar fytyrën e tij, kjo është një nga shenjat më të lehta për të dalluar kur po ju gënjen apo është duke ju thënë të vërtetën. Ky veprim instiktiv nuk shmanget dhe është një veprim i zakonshëm për të gjithë gënjeshtarët. Pra mbulimi i fytyrës me duar tregon qartë që personi që keni përballë po ju gënjen.

Tregohuni të vëmëndshëm ndaj fjalëve përsëritëse

Nëse gjatë bisedës me ju, personi është duke përsëritur diçka, ai po përpiqet t’ju bindë dhe të besoni në atë çfarë ai po ju thotë, dhe në fakt ai vetëm se po përpiqet të ju manipulojë.

Kohëzgjatja e emocioneve

Sipas studimeve, emocionet e vërteta zakonisht zgjasin jo më shumë se pesë sekonda. Nëse një person shpreh emocione për më shumë se pesë sekonda, atëhere ky person ka shumë mundësi që është duke ju gënjyer.

Gjatë bisedës, viri re pauzat e tij/saj

Nëse një person merr pauza të gjata teksa është duke folur, atëherë ky person po merr kohën e duhur për t’u menduar pasi do të ju mashtrojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat