Tre maska natyrale kundër zbokthit, tharjes së flokëve ose dehidratimit!

Life style

Tre maska natyrale kundër zbokthit, tharjes së flokëve ose dehidratimit!

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 10:16
Ilustrim

Me ndërrimin e temperaturave ndryshojnë edhe nevojat e flokut edhe pse ne shpesh e anashkalojmë këtë fakt. Nevojat janë nga më të ndrshme por këtë herë ne ju sjellim tre lloje maskash, super të thjeshta, për tre probleme të ndryshme.

Mund ti bëni për 5 minuta dhe të ndjeni përfitimet e tyre gjatë. Jepini një shanc natyrës!

Maskë me vaj arrë kokosi
Vaji i arrës së kokosit është perfekte për flokë të dëmtuar apo për flokë të thatë. Për pregatitjen e maskës duhet të ruani proporcionin 2 me 1: vaj kokosi dhe vaj ulliri, sipas sasisë që kanë nevojë flokët tuaj. Aplikojeni maskën dhe mbulojeni me një qese dushi për sa kohë të dëshironi. Më pas lajini normalisht flokët me shampo dhe shpëlajini mirë.

Maskë tërshëre
Maska e tërshërës është shumë efikase nëse ju vuani nga zbokthi apo nga problemet me skalpin. Përzieni 1 lugë gjelle me tërshërë me 1 lugë gjelle vaj bajameje ose vaj ulliri. Aplikojeni maskën në flokë të thatë dhe më pas lajeni me shampo pas 20-25 minutash.

Maskë me kos
Nëse flokët tuaj kanë humbur gjallërinë nga ndotja e tepërt apo nga produktet kozmetike që përdorni për stilimin e flokëve, maska me kos është ideale për t’ ju dhënë flokëve  shkëlqimin e munguar.
Merrni ½ filxhan kos dhe filloni të masazhoni flokët me ngadalë. Lëreni maskën në flokë për rreth 15-20 minuta dhe më pas shpëlajeni e lajeni normalisht me shampo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat