Ja ç’duhet të përdorni për flokët me yndyrë

Life style

Ja ç’duhet të përdorni për flokët me yndyrë

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 10:55
Ilustrim

Kur flokët kanë një pamje si të vajisura dhe të ndritshme, që duken sikur peshojnë shumë dhe bëhen pis menjëherë, natyra e tyre është flokë i yndyrshëm. Ky fenomen ndodh për shkak të një sekrecioni të shpeshtë dhe vjen nga natyra e brendshme e organizmit, por edhe si rrjedhim i stresit te njeriu, mënyra e të ushqyerit dhe smogu.

Shumë njerëz kanë probleme me flokët e yndyrshëm në atë masë saqë u duken të yndyrshme vetëm disa orë pasi t’i lajnë. Larja e përditshme e flokëve, përveçse është jopraktike, është edhe problematike, pasi edhe shampoja shkakton irritim të tyre, njëkohësisht sjell shtimin e prodhimit të yndyrës nga gjendrat yndyrore.

Blini shampon që është e posaçme për flokë të yndyrshëm ose flokë me vëllim. Lajini flokët me ujë të vakët, sepse uji i nxehtë shton prirjen për flokë të yndyrshëm. Nëse është e mundur, mos përdorni zbutës (krem apo balsam) të flokëve, ndërsa nëse e keni të domosdoshme, atëherë vendoseni në majë të flokëve. Krahas larjes, flokët prekini dhe krihini sa më rrallë. Mund të provoni me një sasi të vogël të pudrës për fëmijë për të tërhequr sasinë e tepërt të yndyrës ose me anë të shampos në formë spërkatësi.

Këshilla për flokët me yndyrë

Përdorni një shampo posaçërisht për flokët me yndyrë.
Shpëlajini mirë flokët me ujë të vakët ose të ftohtë, sepse shampoja mund të shkaktojë shumë yndyrë.

Nëse flokët tuaj janë shumë të yndyrshëm, shmangni përdorimin e kremit apo edhe përdorimin e tharëses e kondicionerit. Nëse duhet patjetër përdorimi i kremit, përdoreni vetëm në maja.

Flokët e yndyrshëm janë vetë të ndritshëm. Mos u hidhni flokëve xhel apo locione shkëlqyese.
Shmangni krehjen e shpeshtë. Krehja e shpeshtë mund ta shtojë yndyrën.

Nëse nuk arrini që t’i lani shpesh, përhapni pak pudër në rrënjët e flokëve dhe më pas fshijeni me një peshqir të thatë. Pudra do ta thithë menjëherë yndyrën.

Një model i përshtatshëm për këta lloj flokësh është kapja e tyre lart ose bisht në mënyrë që të fshihni shenjat e yndyrës.
Shmangni prekjen e shpeshtë të flokëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat