Katër gjëra që nuk duhet t'i bëni para gjumit

Life style

Katër gjëra që nuk duhet t'i bëni para gjumit

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 17:11
Foto ilustrim

Gjumi cilësor dhe kualitativ është parakusht për një ditë të mbarë. Mirëpo, gjithnjë e më shumë njerëz kanë probleme me gjumin, por lajmi i mirë është se mund të bëni disa gjëra të caktuara që ju ndihmojnë të flini më shpejt

USHTRIMET NATËN VONË

Nëse ushtroni në orët e mbrëmjes, do të duhej që së paku dy orë e gjysmë para gjumit, të mos ushtroni. Këtë ta bëni në mëngjes. Në këtë mënyrë do të jeni plot energji gjatë ditës, e ushtrimet e mëngjesit ndikojnë që në mbrëmje të flini më lehtë.

KONSUMIMI I SELINOS NË ORËT E MBRËMJES

Selino është diuretik natyral, por, nëse e konsumoni disa orë para gjumit ka shumë gjasa që të zgjoheni gjatë natës, sepse do të keni nevojë për të shkuar në tualet.

USHQIMI I ERËZUAR

Ushqimi i erëzuar nuk ju ndihmon të flini. Erëzat do t'ju "ndezin" metabolizmin tuaj, që edhe është shkasi kryesor i shfaqjes së urthit dhe fryrjes.

MISHI I KUQ

Megjithëse mishi i kuq është burim proteinave dhe hekurit, do të ishte mirë që dy orë para gjumit të hiqni dorë nga konsumimi i mishit. Proteinat dhe yndyra treten ngadalë, e siç e dini, barku plot është rece.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat