Gjithnjë e më shumë meshkujt po përdorin makeup; Pse po ndodh kjo gjë?

Life style

Gjithnjë e më shumë meshkujt po përdorin makeup; Pse po ndodh kjo gjë?

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 21:36
Foto ilustrim

Nga një krem hidratues i lehtë për lëkurën dhe një zbutësi pa ngjyrë buzësh tani jemi tek tonalitetet dhe pëlhurat e ndryshme për sytë dhe buzët.  Ka shumë mënyra që burrat po përdorin tualetet në ditët e sotme. Ndërsa për shumë njerëz make upi mashkullor ende është tabu, kjo tendencë duket se është në rritje tani, dhe ne po shohim gjithnjë e më shumë burra me produkte bukurie në fytyrat e tyre, si në eventet e tapetit të kuq ashtu edhe në jetën e përditshme.

Bright Side ka hedhur një vështrim  në trendin e fundit dhe duket se  nuk është një shpikje nga shekulli 21.

Burrat kanë përdorur tualete qindra e mijëra vjet më parë.

Po, tualeti mashkullor nuk është diçka e re dhe ne mund të gjejmë fillimin e kësaj historie që në Egjiptin e lashtë, ku burrat vendosnin vajra dhe ngjyra në lëkurën e tyre për ta mbrojtur atë nga nxehtësia e shkretëtirës dhe rrezet e diellit. Burrat e klasës së lartë të Egjiptit shpesh lyenin sytë.

Burrat nga Roma e lashtë gjithashtu u inkurajuan të përdorin tualetet nën ndikimin e atyre që i pushtuan, përfshirë Egjiptianët.

Gjatë kohës së Mbretëreshës Elizabeth I, burrat  pudrosnin fytyrat e tyre dhe në Japoni në shekullin e 17-të, aktorët meshkuj nga teatri Kabuki lyeshin me vija të kuqe dhe të zeza në një sfond të trashë të bardhë të krijuar me ndihmën e miellit të orizit. Duke iu referuar kohërave moderne, duhet të përmendim epokën e Hollyëood-it të vjetër që solli  make up-et mashkullore në ekranin e madh dhe në vëmendjen e publikut.

Në ditët e sotme gjithnjë e më shumë po prodhohen tualete për meshkujt:

Po, burrat kanë përdorur kozmetikë që nga kohërat e lashta, por deri vonë kishte shumë pak produkte kozmetike të dizajnuara posaçërisht për burra. Gjërat po ndryshojnë tani pasi më shumë kompani po prodhojnë kozmetikë mashkullore dhe po shesin këto produkte bukurie në sportelet e bukurisë për burra në dyqanet e tyre. Sigurisht, burrat mund të përdorin kozmetikë tradicionale të krijuar për gratë, por disa mund të duan make upe të posaçme. Pra, sa më e gjerë të jetë zgjedhja e produkteve të bukurisë mashkullore, aq më shumë burrat inkurajohen t'i provojnë në fytyrat e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat