Arsyet pse duhet të filloni të shani më shumë – Këtë e thotë shkenca!

Life style

Arsyet pse duhet të filloni të shani më shumë – Këtë e thotë shkenca!

Më: 2 mars 2021 Në ora: 09:48
Foto ilustrim

Sipas studimeve të bëra, është vërtetuar se njerëzit inteligjent shajnë më shumë.

Shpeshherë ne e përdorim sharjen për të shprehur ndjenjat tona, qofshin pozitive apo negative.

Mirëpo benefitet e sharjes nuk mbarojnë këtu. Shkenca ka vërtetuar se në fakt, është shumë mirë që secili individ të përdorë sharjet. Këto janë arsyet pse:

Është shenjë inteligjence – njerëzit që shajnë më shumë janë më të zgjuar. Këtë e vërtetuan shkencëtarët, kur iu dhanë disa personave disa shkronja, dhe iu tha të gjejnë fjalë me ato shkronja. Më pas të njëjtëve iu tha të gjejnë sharje me po ato shkronja. Personat që gjetën më së shumti sharje gjetën po ashtu gjetën më së shumti fjalë normale.

Është shenjë e sinqeritetit – personat që shajnë më shumë, gënjejë më pak. Ata janë më të shoqërueshëm dhe e kanë pak më të vështirë të fshehin emocionet e veta, prandaj edhe nuk shajnë.

Rrit tolerancën ndaj dhimbjes – sharja mund të ndikoj që të ndjeni më pak dhimbje. Kjo u testua në një metodë, kur disa personave iu tha të mbajnë duart në ujë të ftohtë. Personat që shanë gjatë kësaj kohe mundën të mbajnë duart shumë më gjatë në ujë akull të ftohtë se ata që nuk përdorën sharje.

Ka efekt qetësues – sharja na lejon të shprehim emocionet më shumë sesa fjalët normale. Shkenca e konfirmon se sharja ka një efekt pozitiv dhe qetësues tek njerëzit.

Mund të ndihmoj që të lidheni më shumë me kolegë – sipas një studimi, sharja në prezencë të kolegëve pati një efekt çuditërisht pozitiv, sepse në këtë mënyrë, të gjithë do të ndjehen më miqësorë me ty dhe do të ndjehen të afruar ndaj jush.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat