Shenjat që tregojnë se partneri juaj po ju abuzon

Life style

Shenjat që tregojnë se partneri juaj po ju abuzon

Më: 2 mars 2021 Në ora: 10:36
Foto ilustrim

5 shenjat që tregojnë abuzim nga partneri.

Abuzimi nuk manifestohet vetëm me dhunë zike apo sjellje agresive. Një pjesë e njerëzve nuk arrijnë ta dallojnë që ato ndodhen në një marrëdhënie me një abuzues.

Psikologët janë duke studiuar raste të ndryshme për të nxjerrë në pah të gjitha shenjat e abuzimit dhe gjithashtu janë duke u përpjekur të rrëzojnë mitet se abuzimi ndodh nga personat që përdorin alkool dhe drogë.

Sipas tyre largimi nga një abuzues nuk është i thjeshtë pasi viktimat kontrollohen emocionalisht nga dhunuesi. Shenjat abuzive fillojnë që në llim të një marrëdhënie. Ja kush janë disa prej tyre.

1-Janë tepër romantikë, por vetëm në fillimet e lidhjes: Romantizmi mund të shprehet në formën e dhuratave, gjesteve të dashurisë, përkushtimit që ka vetëm për ju etj. Por, ky nuk është romanticitet.

Për dhunuesit kjo shënon një fitore që ju kanë pas vetes dhe nxitje të egos së tyre, se sa kërkojnë të kenë një marrëdhënie të vërtetë. Zakonisht këta persona kërkojnë të angazhohen shumë shpejt për të jetuar së bashku apo për të pasur fëmijë.

Kur romanticiteti mbaron atëherë emocionet e tyre do të luhaten. Në një moment do të jenë posesive dhe në një tjetër të largët. Këto emocione shpesh shkaktojnë depresion.

2-Kërkojnë kontroll të plotë të personave që takoni: Kjo shpesh shpjegohet si xhelozi, por në fakt është posesive dhe poshtëruese. Kjo sjellje do t’u çojë shumë shpejt në izolim të plotë.

Dhunuesi kërkon që ta telefononi dhe dërgoni mesazhe shpesh për ta njoftuar se ku ndodheni dhe me kë. Ai do të justikohet me sjelljen duke thënë se “është i shqetësuar për sigurinë tuaj”.

3-Nuk pëlqen familjen dhe miqtë tuaj: Një tjetër aspekt i kontrollit abuziv është edhe kur fillojnë të kritikojnë rrethin tuaj shoqëror.

Diskutimi “o me mua ose me ata” pak nga pak fillon t’ju largojë nga të gjithë, derisa ai bëhet personi i vetëm me të cilin mund të dilni dhe të bisedoni.

4-Nuk ju lejon të keni privatësinë tuaj: Kontrolli i jetës sociale në internet është një tjetër shenjë. Ai do ti dijë të gjitha fjalëkalimet tuaja dhe sipas tyre kjo është një provë “besimi”.

5-Hiqen gjithmonë viktima: Abuzuesit do të hiqen se nuk e kanë kurrë gabim dhe nuk janë përgjegjës për gjërat e këqija që ju ndodhin. Ai do të fajësojë sjelljen e tij posesive me justikimin se ” e bëra ngaqë të dua shumë”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat