Si mund t’i bëni të gjithë të iu pëlqejnë? Truket psikologjike që do t’i tërheqin njerëzit rreth jush

Life style

Si mund t’i bëni të gjithë të iu pëlqejnë? Truket psikologjike që do t’i tërheqin njerëzit rreth jush

Më: 2 mars 2021 Në ora: 15:57
Foto ilustrim

9 këshillat se si mund të bëheni më i pëlqyer nga të gjithë.

Disa persona thjesht duket sikur shkëlqejnë, të gjithë janë të tërhequr pas tyre dhe i pëlqejnë, shkruan lajmi.net.

Shpesh mund të keni ëndërruar të ishit si ata, por çfarë nëse iu themi se ju mund të bëheni si ata?

Këto janë 9 truket që do të bëjnë të gjithë njerëzit të tërhiqen pas jush si magnet:

Imazhi individual – duhet të jeni unik. Kur keni një imazh origjinal, një personalitet tuajin të veçantë, të gjithë njerëzit do të tërhiqen pas jush. Nuk do të thotë të përpiqeni të jeni më i miri në gjithçka, thjeshtë të jeni vetja.

Ëndërroni shumë – Ëndërrimtarët janë gjithmonë njerëzit e preferuar të shoqërisë, sepse sjellin një frymë pozitive në mes. Ambicia, qëllimet, dëshira për të ndryshuar botën, të gjithë e duan këtë energji.

Kini besim tek vetja – bëhu karizmatik, kini vetëbesim! Kuraja për të marrë vendime, të mbështeteni në vetën, të shpjegoni mendimet tuaja, këto veprime iu bëjnë të pëlqyeshëm.

Mos u ankoni – është normale të kesh probleme dhe shqetësime, por askujt nuk i pëlqen një person që ankohet për çdo detaj të jetës së tyre. Mos kritikoni, mos u ankoni, mos bëni biseda negative.

Përdorni gjestet fizike – uluni drejt, mos prekni objekte vazhdimisht, shikojeni bashkëfolësin në sy dhe shmangni pozat e mbyllura. Drejtohuni drejtë personit me të cilin po bisedoni, dhe buzëqeshni më shumë, shkruan lajmi.net.

Mësohuni të tregoni ngjarje – personat që kanë aftësi të tregojnë çdo ndodhi në një mënyrë interesante kanë një talent të vërtetë. Kjo nuk është aftësi e lindur por mësohet. Përdorni humor, sarkazëm dhe ironi drejtë vetes.

Mos shikoni rreth e rrotull – nëse jeni duke biseduar me dikë, shikojeni në sy, mos u koncentroni në ndodhitë rreth e rrotull. Kjo do të bëjë të duket sikur nuk jeni të interesuar në çfarë ata po flasin.

Mësohu të dëgjosh – mos flisni vetëm për veten. Nëse dikush po tregon një histori, mos i ndërprisni për të treguar diçka të ngjashme që iu ka ndodhur juve. Dëgjoni me vëmendje, bëni pyetje, tregoni interesim.

Përdor efektin pasqyrë – thjeshtë, kopjoni veprimet e tyre. Nëse ata shfaqin shqetësim në fytyrë, bëni të njëjtën, nëse kanë vënë këmbën mbi këmbë, bëni të njëjtën, nëse janë kthyer drejt jush, bëni edhe ju atë. Kjo metodë në fakt mund të krijoj ndjenjën e mirëkuptimit dhe lidhjes emocionale mes jush dhe personit tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat