10 rregulla për paratë që do t’ju ndihmojnë të jetoni një jetë të qetë

Life style

10 rregulla për paratë që do t’ju ndihmojnë të jetoni një jetë të qetë

Më: 2 mars 2021 Në ora: 16:19
Ilustrim

Ka shumë truke efikase sesi të investoni para dhe të fitoni më shumë prej tyre. Por shumicën e kohës ato janë të vlefshme për njerëz të talentuar për të bërë biznes. Kjo nuk do të thotë se se të gjithë njerëzit e tjerë që duan të jenë të pasur, nuk kanë asnjë shans. Ata thjesht duhet të mësojnë disa truke dhe qasje të reja.

Më poshtë ne do ju tregojmë 10 prej tyre.

1. Investoni në veten tuaj

 

Investimi më i mirë në të ardhmen tuaj që mund të bëni është një investim në veten tuaj. Dhe sa më shpejt ta kuptoni këtë, aq më mirë sepse duhet të bëni sa më shumë gjëra të ndryshme kur të jeni të rinj. Kjo ka të bëjë me mësimin dhe përjetimin e gjërave të reja. Nuk do të thotë vetëm të merrni një diplomë universiteti, por të bëni kurse, të mësoni gjuhë të huaja, të lexoni libra, të regjistroheni në programe personale të rritjes etj. Sa më shumë të investoni në veten tuaj, aq më të vlefshëm bëheni.

2. Mos harroni rregullin e tre 8-ve.

Të gjithë e dimë që mesatarisht, ne punojmë 8 orë në ditë, flemë 8 orë në natë dhe kemi rreth 8 orë kohë të lirë. Ne i shesim orët tona të punës njerëzve të tjerë dhe orët e gjumit ua japim trupave tanë. Kështu që, 8 orët e fundit janë mënyra më e mirë për të bërë diçka të zgjuar. Bëni diçka që mund të jetë e dobishme në perspektivën afatgjatë.

3. Jini më të kujdesshëm në lidhje me huazimin e parave për miqtë dhe të afërmit.

 

Edhe pse i duam të afërmit dhe miqtë tanë dhe shqetësohemi për ta, përsëri shpresojmë t’i marrim paratë që ua kemi dhënë hua, apo jo? Por problemi është, ata mund të kenë një mënyrë tjetër të të menduarit. Është e mundur që njerëzit që ju kërkojnë para shpresojnë që ju të harroni se ua kanë borxh, me kalimin e kohës. Për shkak të këtij keqkuptimi, një marrëdhënie e mirë mund të marrë fund. Kështu që ose nuk jepni hua fare, ose dakordësohuni që paratë të kthehen në një periudhë të caktuar kohore.

4. Shpenzoni më pak dhe do të jeni më të lirë dhe fleksibël.

Të shpenzosh më pak është gjithmonë një ide e mirë. Kjo këshillë ka më shumë kuptim sesa duket. Imagjinoni sikur jetoni në një vend që e urreni dhe po bëni një punë që nuk e doni, por jeni në gjendje të ndryshoni gjithçka kur dëshironi. Kur kurseni para bëheni më fleksibël. Dhe nga ana tjetër, mund të bëni gjërat që vërtet i doni dhe janë të rëndësishme për ju.

5. Ndiqni rregullin e 24 orëshit

Kur blejmë diçka, ne mund të tërhiqemi nga emocionet. Kur do të blejmë diçka të madhe, madje mund të humbasim mendjen. Dhe kur jemi duke blerë diçka të vogël, është e lehtë ta marrësh pasi paratë që ne po shpenzojmë shërbejnë si një mënyrë e shpejtë për t’u argëtuar. Por kur filloni të mendoni për gjithë blerjet e ditës, do të kuptoni se ka qenë një shpenzim i panevojshëm.

6. Çdo ditë, kaloni 1 minutë për të kontrolluar shpenzimet tuaja.

Ky truk i thjeshtë por ju lejon të mbani nën kontroll shpenzimet tuaja çdo ditë. Në mes të çdo dite, harxhoni 1 minutë duke kontrolluar dhe menduar për çdo blerje të vetme që keni bërë brenda asaj periudhe. Kjo do t’ju lejojë të ngadalësoni shpenzimet tuaja dhe të përcaktoni sasinë normale të parave që ju nevojiten për çdo ditë.

7. Para çdo blerjeje, bëni një krahasim.

 

Nëse shihni një triko të mrekullueshme që ju pëlqen shumë, por nuk është se ju nevojitet ose ka çmim të lartë, filloni mendoni nëse ia vlen të shpenzosh për të ndërkohë që me ata para mund të kalosh një fundjavë të bukur.

8. Mos bini pre e trukeve të marketingut

Kompanitë e mëdha përdorin shumë truke të ndryshme për të na detyruar të blejmë gjëra që nuk na duhen vërtet. Ajo që është edhe më e habitshme është se shumica e trukeve të marketingut janë të njohura për ne, por ato ende funksionojnë dhe ne ende besojmë në uljet dhe shitjet nën kosto. Kur ndodh të ketë zbritje, kujtohuni që është vetëm një gjë, është produkti me çmim të lartë që është ulur apo nuk ka pasur cilësi.  Në fund, prodhuesi është pala e vetme që fiton nga kjo blerje.

9. Bëni pazar vetëm

Kur shkojmë të bëjmë pazar me miqtë tanë, ne harxhojmë më shumë para për shumë arsye të ndryshme. Ne vizitojmë më shumë vende sesa kur jemi vetëm dhe kur provojmë rroba, ato na gëzojnë dhe na inkurajojnë të blejmë gjëra. Humori ynë i përgjithshëm është gjithmonë më i mirë kur blejmë me miqtë tanë, kështu që duam të shpenzojmë më shumë.

Truku është i thjeshtë: kur dëshironi të takoni miqtë tuaj, dilni së bashku për një shëtitje në park. Blerja nuk duhet të shërbejë kurrë si argëtim, por si një detyrë serioze.

10. Hiqni qafe çdo mendim toksik në lidhje me paratë.

Përkundër asaj që shumë njerëz besojnë, idetë tona kanë një peshë të fuqisë. Dhe nuk ka të bëjë me magjinë, ka të bëjë me psikologjinë. Kur programoni veten të mendoni se është e pamundur të fitoni shumë para dhe të gjithë njerëzit e pasur janë njerëz të këqij, atëherë nuk do të jeni në gjendje të arrini shumë.

Nëse nuk besoni se mund të bëheni të suksesshëm, shpejt lodheni dhe mendoni se çdo gjë që bëni është e pakuptimtë, kështu që nuk arrini asgjë, duke provuar se keni pasur të drejtë. Ashtu si një eksperiment, provoni dhe ndryshoni idetë tuaja negative në lidhje me paratë dhe jetoni kështu për një muaj. Do të habiteni nga rezultati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat