Pse bebet mbajnë aromë më tërheqëse sesa fëmijët e rritur?

Life style

Pse bebet mbajnë aromë më tërheqëse sesa fëmijët e rritur?

Më: 2 mars 2021 Në ora: 17:44
Foto ilustrim

Aroma e butë e një të porsalinduri te prindërit ngjall ndjenja të forta dhe i inkurajon ata të kujdesen për të.

Aroma e bebes është si droga për femrat të cilat janë programuar në mënyrë evolucionare që të lidhen me fëmijën dhe ta mbrojnë atë.

Sa më shumë që të rritet fëmija, efekti i “aromës” dobësohet, posaçërisht në moshën e adoleshencës pas ditëlindjes së 14-të.

Dhe derisa prindërit kënaqen me aromën e trupit të bebes së tyre, rrallë ndonjë prind mund ta thotë këtë për aromat trupore të fëmijëve të tyre adoleshentë apo pas adoleshencës. Kur fëmija bëhet i aftë të kujdeset për veten, aroma e këndshme më nuk ka rëndësi, kështu që ky element biologjik i kujdesit për fëmijë humb rëndësinë e tij me kalimin në moshën e rritur.

Fëmijët e rritur kanë erë ndryshe për shkak të hormoneve që ndikojnë tek ata në pubertet, aroma e parfumit, rruajtja, pirja e duhanit ose e alkoolit me të cilin eksperimentojnë ndërsa rriten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat