‘Divorcet e gjumit’ po shtohen më shumë gjatë pandemisë: Ç’do të thotë kjo?

Life style

‘Divorcet e gjumit’ po shtohen më shumë gjatë pandemisë: Ç’do të thotë kjo?

Më: 3 mars 2021 Në ora: 08:08
Ilustrim

Mendoni këtë skenë: Ju shtriheni për të fjetur, jeni të rraskapitur, kur në mes të natës gjumi ju del nga një zhurmë bezdisëse. Ai po gërhet! Një orë më vonë, je përsëri zgjuar dhe vendos të shtrihesh në divan. Ah, më në fund paqe!

Nëse një ngjarje e tillë ju duket e njohur, nuk jeni vetëm.

Një sondazh me bazë në Mbretërinë e Bashkuar tregoi se thuajse 35% e amerikanëve, vunë në dukje se pandemia i ka shtyrë të konsiderojnë blerjen e shtrateve të ndarë.

Diçka e tillë konsiderohej që në vitet 1950, ku disa mjekë mendonin se të ndaje shtratin me dikë mund të “thithte” energjinë e personit që do më shumë kohë për të fjetur. Ditët e sotme, njerëzit po e quajnë “divorc gjumi”, një emër pak dramatik në fakt.

Specialistja e gjumit, Sophie Bostock thotë se “gjumi vetëm shoqërohet me më pak lëvizje gjatë natës dhe më pak zgjime”. Madje, mjekja thotë se një opsion i tillë ndihmon edhe në forcimin e marrëdhënies.

“Cilësia e gjumit dhe marrëdhëniet janë të lidhura ngushtë. Çiftet që flenë mirë kanë më pak të ngjarë të debatojnë, ndërsa privimi i gjumit rrit mundësinë për konflikt. Me pak fjalë, ky largim mund t’ju bashkojë edhe më shumë.”

Si divorci i gjumit mund të jetë veçanërisht i dobishëm në një pandemi

Gjatë pandemisë, shumë çifte kanë kaluar më shumë kohë se kurrë së bashku - madje disa do të thoshin më shumë kohë seç duhet. Në këtë aspekt, divorci i gjumit mund të jetë një strategji tërheqëse për të ruajtur disa intriga dhe hapësira personale, gjë që është e dobishme për një marrëdhënie, edhe nëse vetë çështjet e lidhura me gjumin si gërhitja nuk janë një problem.

Për një grua anonime të intervistuar nga Well&Good, gjumi i ndarë ka bërë që marrëdhënia e saj të ndjehet argëtuese dhe e freskët gjatë pandemisë, sepse i lejon mundësinë për të shijuar kohën vetëm dhe për “ta marrë malli” për partnerin e saj.

 "Është emocionuese kur e shohim njëri-tjetrin në mëngjes", shprehet ajo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat