Zgjidh një ngjyrë flokësh që do ta provosh por s'ke guxim dhe zbulo se ç'tregon për ty!

Life style

Zgjidh një ngjyrë flokësh që do ta provosh por s'ke guxim dhe zbulo se ç'tregon për ty!

Më: 3 mars 2021 Në ora: 15:51
Ilustrim

Ngjyra juaj e preferuar e flokëve mund të thotë shumë për personalitetin tuaj. Nëse jeni duke menduar për një ndryshim dhe akoma nuk dini se çfarë ngjyre të zgjidhni, ndoshta kjo përzgjedhje do ju ndihmojë.

Fillimisht, zgjidhni ngjyrën që do donit këtu dhe zbuloni më poshtë çdo të thotë për ju:

Kafe: Njihesh për punën tënde të palodhur dhe vendosmërinë. Ke nevojë të kesh gjithmonë diçka për të bërë, përndryshe mërzitesh. Ke një aftësi të jashtëzakonshme në planifikim dhe kjo të ndihmon të përballesh me çdo problem. I vlerëson marrëdhëniet afatgjata dhe je e besueshme.

E zezë: Je e qetë, introverte dhe pak egoiste, por njëkohësisht dhe e ndjeshme. Miqtë të shohin si terapiste sepse jep këshilla të mira dhe di të dëgjosh.

E kuqe: Rrallë ke patur probleme me vetëbesimin. Ti shfrytëzon çdo moment dhe s'ke frikë të ndjekësh ëndrrat. Të pëlqejnë aventurat, je energjike dhe romantike. Lidhjet intensive ta bëjnë jetën më interesante.

Bjonde: Je tip i qetë dhe i relaksuar e me këmbë në tokë. Nuk shqetësohesh shumë për atë që po ndodh rreth teje. Burrat mund të të konsiderojnë si "më të arritshme" sepse je gjithnjë në qendër të vëmendjes, por gabohen. Ndoshta ke pak probleme me mbajtjen e një marrëdhënieje stabël.

Lejla: Kjo ngjyrë mbretërore është në harmoni të plotë me mendjen dhe emocionet e tua. Je kreative, artistike dhe e ekuilibruar. S'ke frikë të shprehesh dhe ka të ngjarë të kesh të paktën një tatuazh. 

Blu: Je e qetë, e besueshme dhe paqësore. Ke mendime racionale dhe e mendon mirë çdo veprim që bën. Njerëzit e admirojnë mirësinë dhe besnikërinë tënde.

Rozë: Je njeri shumë shprehës dhe gjithnjë në kontakt me ndjenjat e tua. S'ke frikë të provosh gjëra të reja, madje ato të emocionojnë. Shpesh herë je ajo që vë trende në shoqëri, shkollë etj.

E bardhë: Dukesh e ftohtë dhe jo emocionale, por ky është thjesht një maskim. Ti mund ta kesh të vështirë të krijosh marrëdhënie të çdo lloji shpejt, por ky tip seleksionues bën që të rrethohesh gjithnjë nga njerëzit e duhur.

Gri: Gjasat janë që je njeri introvert dhe ndonjëherë ndihesh sikur nuk përshtatesh askund. Je e qetë dhe përpiqesh t'i ruash me kujdes ekuilibrat e jetës. 

Portokalli: Je energjike, entuziaste dhe pak si fëmijë. Ti i frymëzon të tjerët dhe shpërndan gjithnjë pozitivitet e dashuri. Disa mund të të mendojnë si të papjekur, por ata thjesht s'ndajnë të njëjtën filozofi jete me ty.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat