Shtatë gjëra që mbretërorëve nuk u lejohen në pamjen e tyre

Life style

Shtatë gjëra që mbretërorëve nuk u lejohen në pamjen e tyre

Më: 5 mars 2021 Në ora: 14:48
Foto ilustrim

Princeshat mund të kenë gjithçka, por jo lirinë për të shprehur stilin e tyre të vërtetë. Nëse ne në ditë të ndryshme mund të veshim gjëra nga më të ndryshmet, protokolli i pallatit mbretëror nuk e lejon kurrsesi! Për çfarë e kemi fjalën?

1. Xhinset nuk lejohen

Pjesëtarët e familjes mbretërore mund të veshin xhinse vetëm nëse janë të ftuar në evente që i përshtatet kjo veshje, si për shembull, një ndeshje polo. Ose kur u duhet të shëtisin qentë. Në raste të tjera, s’do të shihni një princeshë me xhinse.

2. Djemtë duhet gjithnjë të veshin pantallona të shkurtra

Derisa të konsiderohen mjaftueshëm të rritur, djemtë e pallatit mbretëror duhet të veshin vetëm pantallona të shkurtra.

3. Duhet të kenë se s’bën një detaj në ngjyrë të zezë

Sa herë udhëtojnë brenda valixhes së tyre duhet të jetë gjithnjë një veshje e zezë. Kjo, në rast se ndonjëri prej pjesëtarëve të familjes ndërron jetë papritur. Ky rregull u vendos në 1952-in, kur Elizabeth II ishte në Kenya dhe mësoi se i ati kishte ndërruar jetë. Kur u kthye në Londër iu desh të priste për veshjen e përshtatshme për ta përcjellë drejt banesës së fundit dhe në të tilla raste pritja veçse i përkeqëson gjërat, shkruan Anabel.

4. Nuk lejohen sandalet/këpucët e hapura

Konsiderohen si shumë jo-formale për mbretërorët.

5. Ngjyra e flokëve duhet të jetë shumë natyrale dhe s’duhet të ndryshojë.

Nuk konsiderohet etike që një princeshë të paraqitet me ngjyrë flokësh të ekzagjeruar. E thjeshta është zgjedhja më e mirë për to.

6. Zonjushat s’mund t’i heqin palltot

Konsiderohet si sjellje jo prej zonjushe. Prandaj nuk e keni parë kurrë Kate Middleton ta bëjë këtë. Nëse kanë vapë dhe do të heqë një nga bluzat që mund të ketë veshur, duhet ta bëjë shumë larg kamerave.

7. Dorezat janë obligative

Prej shumë kohësh është një traditë e grave mbretërore. Dorezat i mbrojnë ato nga mikrobet dhe mbi të gjitha duken shumë klas!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat