Balsam me mjaltë i përgatitur në shtëpi për buzë që plasariten

Life style

Balsam me mjaltë i përgatitur në shtëpi për buzë që plasariten

Më: 5 mars 2021 Në ora: 20:13
Foto ilustrim

Një balsam buzësh është i domosdoshëm jo vetëm gjatë dimirit, por edhe në pranverë, kur lëkura përballet me plasaritjet e buzëve për shkak të kapriccove të motit, ambienteve shumë të ngrohta dhe problemeve të ndryshme me gojën. Dhe buzët duan patjetër një përkujdesje në këtë rast.

Produkti më efikas në këtë rast do të ishte një balsam i përgatitur në shtëpi me produkte krejtësisht natyrale.

Përbërësit:

50 ml vaj bimor sipas dëshirës (jojoba, argan, karite, avokado, recin, luledielli)

2 lugë e ½ dyll bimor

6 pika vaj esencial rozmarine

1 lugë kafeje mjaltë

Përgatitja:

Në një banjëmari shkrini vajin vegjetal, dyllin dhe mjaltin fluid.

Hiqeni nga zjarri, frulojeni dhe shtoni pikat e vajit esencial.

Vendoseni masën në një tubet buzëkuqi të mbaruar të cilin e keni pastruar mirë.

Mbajeni në frigorifer për 20 minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat