Mos e lini xhelozinë t'ju shkatërrojë jetën, mbroni lidhjen tuaj duke ndjekur këto 4 këshilla

Life style

Mos e lini xhelozinë t'ju shkatërrojë jetën, mbroni lidhjen tuaj duke ndjekur këto 4 këshilla

Më: 6 mars 2021 Në ora: 22:31
Foto ilustrim

Një sasi e vogël xhelozie është një ''e mirë'' e nevojshme, sepse ajo shërben për të mbrojtur lidhjen tuaj dhe ju motivon që të jeni të vëmendshëm me partnerin. Ndërsa, xhelozia e tepruar është diçka shumë ndryshe. Ajo është e fshehtë, shkatërruese dhe ju mundon shpirtërisht.

Frika më e madhe e një personi xheloz është se partneri i tyre do të largohet, por nëse vazhdoni t’ja bëni jetën ferr, ndoshta vërtet do e bëjë këtë gjë. Dyshimi, do ju bëjë që ta shkatërroni marrëdhënien tuaj. Ja disa këshilla si të mos jeni xhelozë:

1. Bëni një jetë të ndarë nga partneri

Kjo nuk do të thotë, se ju duhet të ndaheni, por thjesht bëni gjëra që nuk përfshijnë partnerin tuaj. Kjo gjë do ju japë siguri ndaj vetes dhe do vlerësoni më shumë projektet tuaja. Në këtë mënyrë, nuk do e keni mendjen për të qenë xhelozë ndaj partnerit.

2. Shkruajeni dyshimin tuaj dhe më pas arsyetojeni

Ekspertët thonë se është mirë, të shkruani çdo mendim që ju çon në xhelozi. Pasi ta bëni këtë gjë, në një moment kur të ndiheni më të qetë, vini logjikën në punë dhe nuk e fajësoni më partnerin. Ju do i mendoni gjërat më mirë dhe nuk do shkoni direkt te mendimi i xhelozisë.

3. Flisni me partnerin për këtë gjë

Një nga gjërat më të mira që mund të bëni, është të shpreheni për atë që ju mundon me partnerin tuaj. Çdo dyshim që keni, bëjani të ditur, sepse shpjegimi do ju ndihmojë ta bindni veten, se po fantazoni për diçka që nuk është në realitet.

4. Mos bëni përgjithësime

E kaluara e hidhur, bën që ju mos të besoni më te partneri aktual. Largoni gjërat që keni përjetuar dhe ecni përpara. Nuk mund t’i fusësh të gjithë në një kategori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat