Burri duhet ta mbrojë gruan në rastet kur familja e tij është gabim!

Life style

Burri duhet ta mbrojë gruan në rastet kur familja e tij është gabim!

Më: 7 mars 2021 Në ora: 16:21
Foto ilustrim

Nusja! Gruja!
E parëndësishmja!
Ajo të cilës i takon të durojë në çfarë do situate, të jetë e mirë, të heshtë – pavarësisht nëse i është bërë padrejtësi apo dëm.

Djali! Burri!
Ai që nuk guxon t’i dalë në ndihmë bashkëshortes së tij se koritet. Ma mirë asht me shujt e me ba sabër, se me e humb burrërinë tu e mbrojtë nusen e vet karshi nanës e babës a ndonjë anëtari tjetër të familjes.

Por atëherë, tek kush do të mbështetet gruaja, nëse nuk e ka mbështetjen e bashkëshortit të saj?
Sigurisht që ajo duhet të dijë të luftojë vet dhe ta mbrojë veten e saj, por një bashkëshort i mirë e i vetëdijshëm nuk e lë gruan e tij të merret me çkado qoftë, sepse ka gjëra që gruan do ta lëndonin më shumë, e ai mund t’i zgjidh më lehtë. Në situata të caktuara ai e merr përsipër t’i dalë zot asaj, aq më tepër para anëtarëve tjerë të familjes të cilët akoma e shohin nusen si faktor pa të drejtë fjale e mendimi.

Ja çfarë ka shkruar një autor i panjohur për këtë çështje:

“Burri duhet ta mbrojë gruan e tij në rastet kur familja e tij është gabim, dhe ta mbajë mend që ajo ka hequr dorë nga çdo gjë për të qenë me të. Shumë shpesh ne lejojmë anëtarët e familjes që të shkelin mbi gratë tona duke i lënë ato në lot, pashpresë madje edhe të shkatërruara.

Gjëja më e keqe është që ne harrojmë që edhe ajo është qenie njerëzore sikur se ne dhe fillojmë ta shkelim vetveten përmes saj (duke e shkelur atë). Ku shkon ajo?! Te kush i mbetet të mbështetet përveç tek i Plotfuqishmi? Ai është duke shikuar, Ai do t’i dalë në ndihmë asaj.

A thua vallë, përse nuk përpiqemi që t’ua lehtësojmë jetën të tjerëve në vend që t’ua vështirësojmë?! – Bota do të ishte shumë më mirë! Të shkuara janë ato ditë kur reja (nusja e djalit) ishte e barabartë me një shërbëtore të pavlerë! TURP për ata që ende e shohin atë në këtë mënyrë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat