Gjashtë pozat e jogës që ngrenë gjoksin në mënyrë natyrale dhe e tonifikojnë atë brenda 4 javëve

Life style

Gjashtë pozat e jogës që ngrenë gjoksin në mënyrë natyrale dhe e tonifikojnë atë brenda 4 javëve

Më: 7 mars 2021 Në ora: 17:45
Foto ilustrim

Nëse deri më tani keni menduar se gjoksi mund të rritet duke pirë shkumën e birrës, apo duke ngrënë ushqime të tjera, gaboni! Gjoksi është një muskul e kësisoj vetëm mund të tonifikohet e jo të zmadhohet (të paktën në mënyrë jo natyrale) ! Ushtrimet e duhura, mund të përmirësojnë dukjen e gjoksit në një kohë të shkurtër, e më poshtë Living do t’ju tregojë gjashtë pozicione joge që ndihmojnë në ngritjen e gjoksit ! Janë figura të lehta, që mund të realizohen nga kushdo në kushte shtëpie edhe në mungesë të veglave ! Gjithashtu, yoga ndihmon në përmirësimin e cilësisë së jetesës, në jetëgjatësi, si edhe ndikon në rritjen e imunitetit ndaj sëmundjeve të ndryshme. 

Poza e lufëtarit
Qëndroni për 30 sekonda në këtë pozicion e më pas ndërroni kahun! E rëndësishme është të ruani ekuilibrin e të ndjeni tendosjen e muskujve në zonën e kraharorit

Figura e trekëndëshit
Kjo pozë do të shtriqë gjithashtu muskujt e shpinës dhe përmirëson qarkullimin e gjakut!

Poza e kobrës
Zgjeron vëllimin e mushkërive, përmirëson qëndrimin e forcon muskujt e barkut

Unaza
Përpiquni ta mbani këtë pozë për 30 sekonda. E rëndësishme është që pjesa e qafës e kokës të jetë drejt dhe jo për poshtë.

Ura
Përpiquni t’i mbani të papërthyer krahët dhe të rrini në këtë mënyrë për 30 sekonda

Poza e fundit 
Krijoni një hark me trupin tuaj aq sa keni mundësi dhe ta mbani këtë pozë për 30 sekonda! Kjo figurë është gjithashtu shumë e mirë për të lehtësuar dhimbjet e shpinës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat