Sa keq mund t’i lëndoni muskujt nëse nuk shtriqeni më parë? Disa rregulla të thjeshta për të shmangur kontraktimet

Life style

Sa keq mund t’i lëndoni muskujt nëse nuk shtriqeni më parë? Disa rregulla të thjeshta për të shmangur kontraktimet

Më: 7 mars 2021 Në ora: 18:01
Foto ilustrim

Stretching është një metodë stërvitjeje që konsiston në zgjatjen e musculatures! Praktikimi i vazhdueshëm i tij ndihmon në arritjen e një lëvizshmërie të mirë të gjymtyrëve. Shtriqja e muskujve rrit elasticitetin e këtyre të fundit dhe tendinave, me një përmirësim të përgjithshëm të aftësive lëvizëse. Është një formë e shkëlqyer parandalimi për kontraktimet muskulare, në disa raste redukton ndjesinë e lodhjes dhe mund të parandalojë traumat muskulare dhe të nyjeve.

Rregullat për të bërë Stretching në mënyrën e duhur

•    Është e rëndësishme të dallojmë grupin muskular që duam të zgjasim, të gjejmë një pozicion të rehatshëm por të efektshëm që kur arrihet të mbahet për rreth 15-30 sekonda.
•    Është shumë e rëndësishme që zgjatja të mos kalojë kufirin e dhimbjes.
•    Para stretching, është e rëndësishme që muskuli të jetë i ngrohtë, prandaj është më e përshtatshme t’i dedikohemi stretching mbas stërvitjes, për të ndihmuar trupin të relaksohet mbas stresit të stërvitjes; por për të rritur efektshmërinë (sidomos të indeve lidhëse) duhet kryer stretching me muskuj të ftohtë.
•    Duhet përdorur veshja e duhur e rehatshme, që të lejon të kryesh lëvizje të shumta, pa penguar frymëmarrjen.
•    Një element tjetër i rëndësishëm është ambienti në të cilin stërvitemi:  në stretching pothuajse gjithmonë  ushtrime kryhen përtokë. Dyshemeja nuk duhet të jetë e ftohtë dhe mirë është të përdorni një tapet në mënyrë që sipërfaqja ku zgjatemi të jetë e rehatshme. Mos u krahasoni me të tjerët, secili prej nesh ka kufirin e tij të durimit të dhimbjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat