Vetëm dy përbërës për xhelin e përkryer

Life style

Vetëm dy përbërës për xhelin e përkryer

Më: 7 mars 2021 Në ora: 22:38
Foto ilustrim

DISA PËRPARËSI TË BIMËS ALOE VERA:

Aloe vera njihet si tretman natyral për ënjtjet dhe të djegurat nga dielli ?und të përdoret për qetësimin e lëkurës së irrituar Shëron strijat, aknet dhe vrragët Hidraton dhe përtërinë lëkurën.

DISA PËRPARËSI TË VAJIT TË KOKOSIT:

Mund të përdoret si hidratues natyral dhe parandalon plakjen e lëkurës I domosdoshëm për lëkurën e thatë Posedon përbërës kundër kërpudhave dhe baktereve, ndikon kundër sëmundjeve të lëkurës si ekzema, psoriaza, të djegurat nga dielli dhe irritimet e lëkurës

Përbërësit: 1/2 e gotës vaj organik kokosi 1/3 e gotës xhel të pastër nga aloe vera Disa pika vaj eterik sipas dëshirës tuaj. Përgatitja: Përzieni vajin e kokosit dhe xhelin aloe vera në një enë. Përzieni masën me ndihmën e blenderit elektrik për 5 deri 10 minuta, derisa masa të jetë përzier mirë. Më pas shtoni vajin eterik. Masën e fituar e vendosni në kavanoz prej qelqi dhe e ruani në temperature të dhomës. Losioni do të zgjatë për disa javë.

SI TA PËRDORNI LOSIONIN?

Përdoreni sikurse edhe secilin losion tjetër. Lyeni trupin anembanë. Ky losion është më efikasi kur vendoset kur lëkura të jetë ende e lagur pas pastrimit. Po ashtu mund ta përdorni edhe për heqjen e grimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat