4 hapa të thjeshtë për t’i stiluar flokët në mënyrën e duhur me tharëse dhe furçë

Life style

4 hapa të thjeshtë për t’i stiluar flokët në mënyrën e duhur me tharëse dhe furçë

Më: 8 mars 2021 Në ora: 08:20
Ilustrim

Tharja e mirë e flokëve është çelësi i një pamjeje të bukur dhe floku të shëndetshëm. Ndaj duhet të tregoni kujdes që t’i lehtësoni punë vetes me stilimin dhe çdo gjë tjetër vetëm duke i tharë siç duhet. Ndërsa për t’i bërë të drejta ose për të krijuar onde të bukura iu këshillojmë të përdorni furçë dhe tharse, vetëm kaq.

Kur t’i përdorni kini parasysh vetëm këto 4 hapa të thjeshtë:

Apliko një spray që ruan flokun nga nxehtësia. Nëse keni flokë të hollë ju këshillojmë të shmangni rrënjën nga lyerja me spray. Lëreni flokun të thahet pak vetë dhe pastaj merrni tharësen për t’i dhënë dorën e fundit.

Furçën e flokëve mbajeni në pozicion vertikal dhe rrotullojeni duke e larguar nga fytyra juaj.

Ndajeni flokun në seksione të ndryshme dhe rrotullojeni flokun tek furça me kujdes që të formoni onde të mëdha.

Për të krijuar volum drejtojeni furçën horizontalisht dhe çojeni dorën sa më lart mbi kokë. Kaloni njëherë gishtat nëpër flokë dhe ja ku mbaruat.

Më tej keni edhe një video ilustruese…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat