Horoskopi javor nga Paolo Fox, ç'kanë parashikuar yjet për datat 8-14 mars

Life style

Horoskopi javor nga Paolo Fox, ç'kanë parashikuar yjet për datat 8-14 mars

Më: 8 mars 2021 Në ora: 15:14
Paolo Fox

Dashi: Ditët për t’u mbajtur mend nga java e ardhshme do të jenë e hëna dhe e mërkura. Mos prisni ngjarje të shënuara, por energjitë dhe krijimtaria do t’ju nxitin të ndërmerrni nisma të reja. Nëse merreni me sport, ju presin rezultate të shkëlqyera. E enjtja do të jetë ditë reflektimi dhe angazhimesh. Fundjava do të jetë relativisht e qetë dhe do të përfitoni nga mundësia për të analizuar çka do të bëni gjatë jabës.

Demi: Këtë javë do të tregoheni më tolerantë, edhe ndaj personave që nuk është se i duroni apo i gjykoni si mendjemëdhenj. Sigurisht që ka pasur raste kur keni gabuar në përshtypjet që keni krijuar për dikë. Duhet të kaloni më shumë kohë me familjen apo me njerëzit që doni më shumë. E enjtja do të jetë dita më romantike e javës. Fundjava do të jetë më argëtuese krahasuar me planet tuaja të zakonshme.

Binjakët: Të lindurit në këtë shenjë parapëlqejnë të rrethohen nga njerëz që mendojnë si ata, por këtë javë do të ndiheni disi të mbytur. Bisedat abstrakte apo mosmarrëveshjet shpeshherë ju duken argëtuese. Një debat ditën e enjte do të pasojë me një lloj nervozizmi që do të ndihet deri në fundjavë. Tregohuni të kujdesshëm dhe veproni në kohën e duhur. Fundjava do të jetë romantike me partnerin dhe së bashku do të planifikoni shumë projekte të reja.

Gaforrja: Pse të kënaqeni me më pak në mos qoftë më e mira apo më e madhja? Kështu do ta nisni javën. Do të shpërbleni veten për punët që keni bërë deri tani. E enjtja do të jetë një ditë e shkëlqyer, sidomos në fushën e komunikimit. Do të ndiheni më socialë dhe më të qetë. Fundjava do të jetë një uragan i vërtetë.

Luani: Ndoshta nuk duket nga jashtë, por përbrenda po bluani shumë ide. Jeni të emocionuar për çdo risi. Miqtë nuk ju mungojnë dhe ju siguroheni që t’ua shprehni gjithmonë dashurinë me përqafime. E mërkura do të jetë një ditë krijuese, ndërsa të enjte fokusi juaj do të jetë tjetërkund, pikërisht te financat. Fundjava do të jetë entuziaste dhe do të jeni të rrethuar nga njerëzit që doni më shumë.

Virgjëresha: Kohët e fundit keni filluar të ndryshoni mendje për gjithçka që më parë keni qenë të sigurt. Aftësia juaj për të qenë fleksibël është e madhe. Java do të nisë vrullshëm, por të mërkurën gjërat do të marrin një rrjedhë të qetë. Do të ndiheni më të përqendruar në punë. Fundjava do të karakterizohet nga shumë pasiguri, gjë që do të ndikojë në vendimet që do të merrni.

Peshorja: Sa herë që dikush ka një pyetje, të gjithë kthejnë kokën dhe presin përgjigje nga ju. Miqtë ju vlerësojnë shumë për maturinë që zotëroni. E marta dhe e mërkura do të jenë ditë të shkëlqyera. Mënyra më e mirë që ju të tregoheni socialë është duke bërë shumë pyetje. Ata që nuk kanë partnerë, do ta gjejnë veten duke flirtuar gjatë fundjavës.

Akrepi: Të lindurit në këtë shenjë i kanë shumë qejf sfidat, por një e tillë do t’ju stresojë shumë në fillim të javës. Ju këshillojmë të mos e reflektoni te të tjerët shqetësimin që keni. Bëni kujdes edhe ditën e mërkurë, sidomos në vendin tuaj të punës. E enjtja do të jetë një ditë më e gëzueshme dhe gjërat do të qetësohen. Nuk është e thënë që gjithmonë t’u tregoni të tjerëve sa të aftë që jeni. Këtë fundjavë do të ndjeni një dëshirë për të qëndruar në shtëpi dhe për të mos bërë asgjë.

Shigjetari: Nëse do të udhëtoni në fillim të javës, fati është në anën tuaj. Gjithçka do të shkojë për mrekulli, sidomos gjysmën e parë të javës. E enjtja do të shoqërohet nga debate në familje, sidomos me prindërit, të cilët do të tregojnë autoritetin e tyre. Gjatë fundjavës do të ktheheni në zonën tuaj të rehatisë, afër miqve tuaj që mezi kanë pritur t’ju takojnë. Të dielën vendosini një qëllim të ri vetes për javën që ju pret.

Bricjapi: E hëna ndoshta nuk do të jetë një ditë e lehtë, por mos i merrni gjërat kaq seriozisht. Duke u marrë me shumë punë, nuk po kuptoni se çfarë ndodh rreth jush. Në fushën financiare do të gjendeni disi ngushtë. Do të vendosni se duhet të kaloni më shumë kohë me familjen dhe me miqtë e ngushtë. E premtja do të jetë një ditë arritjesh të mëdha dhe do të ndiheni krenarë për çka keni arritur. Fundjava do t’ju gjejë duke menduar pa pushim për karrierën tuaj.

Ujori: Të hënën do të përballeni me një kontradiktë të çuditshme. Do të zbuloni diçka që nuk e prisnit. Dijet e reja ju magjepsin, sidomos kur u futeni gjërave me detaje. Të premte ju këshillojmë të kini parasysh se jo gjithçka është ashtu si duket. Fundjava do të jetë e qetë, pasi këtë periudhë jeni përqendruar vetëm te karriera apo trajnimet.

Peshqit: Për sa kohë shikoni punën tuaj në fillim të javës, do t’i kurseni vetes shumë drama të panevojshme. Jo se nuk ju tërheqin, por keni aq shumë probleme në jetën tuaj, sa nuk duhet të hutoheni edhe me ato të të tjerëve. Mos u përhumbni duke fantazuar, siç bën zakonisht. Kini më shumë besim te miqtë dhe tek instinkti juaj. Një krizë e vogël financiare ju ka inkurajuar të kërkoni një borxh që ju kishin prej kohësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat