I kemi në shtëpi dhe nuk ua dimë vlerën, 3 produktet natyrale që trajtojnë dhimbjet e veshit

Life style

I kemi në shtëpi dhe nuk ua dimë vlerën, 3 produktet natyrale që trajtojnë dhimbjet e veshit

Më: 8 mars 2021 Në ora: 16:07
Foto ilustrim

Dhimbjet e veshit mund të jenë shumë shqetësuese dhe këtë e dimë të gjithë. Një pjesë e tyre ndodh për shkak të depozitimeve të lëngëta në veshin e mesëm sipasojë e tingujve të lartë, të ftohtit, infeksioneve në vesh, dyllit, bllokimit të kanaleve të hundës, presionit të lartë të ajrit, etj. Fatmirësisht mund të kurohen edhe me medikamente natyrale që na gjenden në shtëpi. Po ju tregojmë disa prej tyre:

Vaj ulliri: Vaji i ullirit vepron si një qetësues i shpejtë ndaj dhimbjeve të veshit. Ai shërben si lubrifikant dhe ndihmon për të luftuar infeksionet në vesh. Gjithashtu mund të ndihmojë në ndalimin e zhurmave brenda veshit. Hidhni 3-4 pika vaj ulliri të vakët në kanalin e veshit. Gjithashtu mund të ngjyeni një tampon pambuku me vaj ulliri dhe ta vendosni në vesh. Në vend të vajit të ullirit, mund të përdorni edhe vaj susami.

Hudhra: Vetitë analgjezike dhe antibiotike të hudhrës ndihmojnë në qetësimin e dhimbjeve të veshit të shkaktuara nga infeksionet. Merrni dy lugë gjelle vaj susami. Nxehni 1 lugë çaji hudhër të grirë në të. Lëreni të ftohet dhe kullojeni vajin. Hidhni 2-3 pika prej tij në veshin që ju dhemb. Një tjetër opsion është të shtrydhni lëngun e disa thelpinjve hudhër dhe hidheni në veshin që ju dhemb.

Gjethe menteje: Si gjethet e mentes, ashtu edhe vaji i saj mund të përdoren për të trajtuar dhimbjet e veshit. Vendosni disa gjethe menteje në një havan dhe shtypini derisa të nxirrni pak lëng. Hidheni lëngun tek veshi ku ndjeni dhimbje. Aplikoni disa pika vaj menteje jashtë vrimës së veshit për të qetësuar dhimbjet. Mos e aplikoni direkt në vesh sepse mund të jetë pak irritues. Ose përiziejeni me pak vaj ulliri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat