Pse disa njerëz nuk mund ta gjejnë dashurinë

Life style

Pse disa njerëz nuk mund ta gjejnë dashurinë

Më: 9 mars 2021 Në ora: 17:50
Ilustrim

Pavarësisht nga rrjete sociale, vetmia është duke u bërë si një lloj pandemie. Rreth 50% e të rriturve kanë vështirësi në gjetjen e një partneri. Duke pasur parasysh këto të dhëna, ju sjellim arsyet më kryesore pse disa njerëz nuk mund ta gjejnë dashurinë.

1. Ju idealizoni marrëdhënien

Të gjithë kanë në mendjen e tyre një marrëdhënie të përsosur. Dikush mund të jetë frymëzuar nga një film romantik, e dikush tjetër nga një libër. Ëndrra juaj është ta bëni realitet këtë histori dashurie.  Fatkeqësisht, iluzionet nganjëherë shtypen nga realiteti. Nuk ka marrëdhënie ideale dhe çifte perfektë. Ju duhet ta kuptoni që personi që keni në krahë është njeri i vërtetë, jo personazh libri.

2. Ju nuk respektoni veten

Të respektosh veten dhe të tjerët është baza e çdo marrëdhënie, përfshirë edhe marrëdhëniet në çift. A mund ta dashuroni dikë që nuk ju respekton? Jo, vërtet. Në fillim duhet të filloni të respektoni veten tuaj. Pra duhet të gjeni mbështetjen tuaj të brendshme kur jeni të trishtuar pa dëshpëruar. Mos lejoni askënd të dyshojë sesa vleni. Kur të arrini të doni veten, do të doni dhe do ju duan edhe të tjerët, informon abcnews.al.

3. Shkelni hapësirën private të njerëzve të tjerë

Ekziston një mendim që teknikat e manipulimit mund të ndihmojnë në rregullimin e një marrëdhënieje. Por askujt nuk i pëlqen të manipulohet, ose edhe më keq, kur dikush përpiqet të na ndryshojë. Në çdo marrëdhënie, ju duhet të veproni brenda kufijve të caktuar. Ata përfundojnë aty ku fillojnë kufijtë e njerëzve të tjerë. Nëse nuk ju pëlqen sjellja e partnerit tuaj dhe ata e dinë për këtë, por prapë nuk duan të ndryshojnë asgjë, duhet të bësh një zgjedhje: të qëndrosh me të ose të largohesh. Ndryshimi i një personi që nuk dëshiron të ndryshojë është e pamundur.

4. Nuk mund të falni

Të gjithë bëjmë gabime. Dhe ti që po e lexon këtë artikull bën gabime. Por ndonjëherë, nga ai gabim që keni bërë, nuk mund të fitoni sërish besimin, edhe kur jeni plotësisht të sigurt se nuk do të ndodhë më. Shpesh, jemi të rreptë kur gjykojmë njerëzit dhe jo aq të rreptë kur gjykojmë veten, informon abcnews.al.

Gjithsesi, mos u mundoni ta detyroni veten të pranojë gjëra me të cilat nuk jeni dakord, por në të njëjtën kohë mund të jetë e dobishme të gjykosh ftohtë.  Edhe nëse ndiheni jashtëzakonisht të ofenduar nga ajo që bëri personi tjetër, nëse keni investuar në marrëdhënie, provojeni sërish. Jepni një mundësi të dytë.

5. Ju nuk jeni gati për një lidhje

Ne jemi mësuar ta trajtojmë dashurinë si lumturinë dhe gëzimin më të rëndësishëm. Ndonjëherë thjesht duhet të jeni vetëm në mënyrë që të jeni në gjendje të rregulloni gjithçka që është e gabuar dhe të gjeni lumturinë, veçanërisht para se të filloni një lidhje përsëri. Kjo mund të jetë më mirë sesa të mbështetesh në shpatullën e dikujt kur keni vështirësi. Kështu e zhvilloni vullnetin tuaj.

6. Ju jeni të fiksuar pas vetes

Njerëzit që janë egotistikë besohet të jenë një nga arsyet kryesore pse njerëzit ndahen. Nëse një person mendon vetëm për veten dhe nevojat e tij, kjo mund të vrasë vërtet dashurinë mes tyre. Edhe nëse ky person mendon se po bën diçka për të mirën e të dyve. Njerëzit egotistikë duhet të kuptojnë se bota nuk rrotullohet rreth tyre, sidomos nëse ata duan një marrëdhënie të suksesshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat