Si të trajtoni aknet e shkaktuara nga maska

Life style

Si të trajtoni aknet e shkaktuara nga maska

Më: 10 mars 2021 Në ora: 14:56
Foto ilustrim

Çfarë i shkakton aknet e reja dhe si mund t’i mbani nën kontroll.

Maskne është termi i ri për aknet që krjohen nga përdorimi i maskave të fytyrës.

Nuk ka rëndësi nëse jeni një person që keni akne apo keni një lëkurë perfekte, masknet do ju shfaqen për sa kohë do ju duhet të mbani çdo ditë maska për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Ka arsye të ndryshme që i shkaktojnë këto lloja aknesh si” moslarja e maskës rregullisht, larja e maskës me detergjent që ju shkaktojnë alergji në lëkurë, vetë maska dhe materialet e saj, ose se sa shumë e mbani atë në fytyrë.

Megjithatë mos u shqetësoni, sepse ka mënyra që do ju ndihmojnë t’i mbani masknet nën kontroll.

Së pari, duhet të tregoni kujdes me materialin e maskës. Dermatologët sugjerojnë që të jetë 100% pambuk, sepse lejon lëkurën të marrë frrymë.

Gjithashtu ata shprehen se për maskën duhet të kujdeseni njësoj si për të brendshmet dhe t’i lani shpesh.

Së dyti, në momentin që fillojnë të dalin aknet duhet të konsultoheni me një mjek, që duhet t’ju jap produkte për trajtimin e tyre, sidomos nëse keni lëkurë të ndjeshme.

Së treti, kur mbani maskë përpiquni të mos përdorni shumë produkte kozmetike, mjaftohuni me një krem hidratues dhe një krem për t’u mbrojtur nga dielli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat