Kominoshet rikthehen në modë: Dizajnet më të bukura që do t’ju frymëzojnë

Life style

Kominoshet rikthehen në modë: Dizajnet më të bukura që do t’ju frymëzojnë

Më: 11 mars 2021 Në ora: 00:16
Kominoshet rikthehen në modë

Nëse hera e fundit që e keni parë veten me kominoshe ka qenë kur ishit të vegjël, atëherë duhet t’i bëni sërish pjesë të jetës tuaj.

Kanë qenë një simbol absolut i stilit, pamja e të cilëve mbizotëronte veçanërisht tek fëmijët, janë rikthyer për pranverën e 2021-it, si një ode e pamjes smart-casual që kërkon sezoni.

Pasarela e Isabel Marant ofroi një hije karakteristike metalike të purpurt, por dhe në blu të errët me referenca të viteve ’80.

Hermes solli një version më elegant të zi por të kombinuar me portokalli për një rezultat më të bukur.

Në të njëjtën kohë, Louis Vuitton prezantoi kominoshet me ngjyra të errëta dhe retro. Përveç pasarelës, kominoshet janë magjepsëse dhe me mënyrën se si i veshin blogeret. Me atlete, bluza minimale dhe pulovra të lehta, blogeret japin një arsye tjetër për të investuar tek kjo veshje pranverore. 

Image
Kominoshet rikthehen në modë
Image
Kominoshet rikthehen në modë
Image
Kominoshet rikthehen në modë
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat