9 arsye pse një marrëdhënie pa të ardhme duhet mbyllur sa më shpejt

Life style

9 arsye pse një marrëdhënie pa të ardhme duhet mbyllur sa më shpejt

Më: 11 mars 2021 Në ora: 09:17
Foto ilustrim

Ndarja nga një person është gjithmonë e dhimbshme, por kjo nuk do të thotë që pesha e një marrëdhënieje pa të ardhme duhet të vazhdojë për gjithmonë. Vetëm sepse e kemi dashur dikur dikë apo sepse ai person nuk e pranon se nuk është i duhuri për ne, nuk është arsye që të mos dalim nga një histori që nuk na bën të lumtur.

Një histori dashurie nuk mbyllet sot për nesër. Ndjenjat dhe dyshimet e përziera duhen dëgjuar, përpunuar dhe pastaj rishqyrtuar. Derisa vjen një ditë në të cilën të gjitha paqartësitë marrin formë përfundimtare, një lloj situate pa kthim mbrapa në të cilën duhet gjetur kurajë për të thënë “MJAFT”. Më poshtë do të lexoni për 9 arsye pse duhet t’i thoni ‘stop’ një marrëdhënieje pa të ardhme, që ecën përpara vetëm për inerci ose për një ndjenjë përgjegjësie ndaj diçkaje që e keni nisur tashmë.

Ka një botë atje jashtë/ Jeni kaq të përfshirë në marrëdhënien tuaj që nuk po ecën dhe përqendroheni vetëm tek personi i cili nuk është në një hap me dashurinë tuaj sa që nuk i vini re sinjalet që ju dërgojnë të tjerët. Gjithmonë është dikush atje jashtë që dëshiron të dalë me ju.

Koha nuk është gjithçka/ Nëse pas muajsh të tërë marrëdhënia nuk ka nisur prej vërteti, mos mendoni se me kalimin e kohës do të rregullohet. Nuk mund të jeni tipi i duhur për çdokënd dhe as të bindni partnerin se është i duhuri për ju. Nëse nuk shihni të ardhme, të shkosh përpara vetëm për inerci e bën më të vështirë momentin kur zemra juaj kupton që s’mund të ketë asgjë.

Jeni më të palumtur se të lumtur/Momentet e lumtura janë thjesht çaste në një vazhdimësi konstante pakënaqësie? Nëse dëshiron diçka më shumë në krahasim me atë që personi në krahun tënd të ofron, do të vuash përgjithmonë. Kështu që lehtësohu nga kjo peshë.

Po humbet vetëvlerësimin tënd/ Të përpiqesh t’i pëlqesh dikujt me çdo kusht kur je 1/e dashuruar me të, të ul vetëvlerësimin dalëngadalë. Nëse ai apo ajo nuk të ka kuptuar dhe vlerësuar, nuk do të thotë që dikush tjetër nuk mund ta bëjë. Pra nuk duhen parë gjërat nga i njëjti këndvështrim.

Miqtë nuk shohin të ardhme tek ju/ Nga jashtë është gjithçka më e lehtë, por arrihet të shihen gjërat në mënyrë më objektive. Edhe pse jeni ju që duhet ta merrni atë vendim, dëgjojeni fjalën e atyre që ju njohin mirë dhe mund t’ju japin një qasje objektive.

Thjesht bindni veten se jeni pak më mirë/ Mund ta bëni për një farë periudhe, por herët a vonë do të ngecni. Nëse keni vazhdimisht dyshime për personin që keni  në krah, ngado që të ktheheni, do të kuptoni se jeni në vendin e gabuar.

Meritoni më të mirën/ Nëse bëni kompromis të jeni të kënaqur, keni humbur që në nisje! Jeta është shumë e shkurtër për t’i pranuar gjërat ashtu siç vijnë pa u përpjekur t’i ndryshoni ato. Nëse nuk keni një shkëmbim të ndërsjellë dhe nëse marrëdhënia juaj nuk ju kompenson sa duhet, nuk keni pse vazhdoni vetëm sepse  tani jeni përfshirë.

Nëse mungon qëndrueshmëria/ Një lidhje ‘sa andej-këtej’ kur ndjenjat nuk janë konstante, mund të vënë në krizë siguritë dhe pasiguritë tuaja. Nuk ka ndjesi më të keqe se të kalosh vazhdimisht nga piedestali në tokë.

Nuk e vlerësojmë dikë deri kur e humbasim/ Shpesh nuk e vëmë re se sa i rëndësishëm është për ne një person derisa e kemi humbur. Derisa nuk është më aty, në dispozicionin tonë. Një ndarje ndonjëherë mund të jetë një zbulim për ne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat