E sigurt që të gjithë e njihni një të tillë; Sjelljet tipike të një njeriu narcist që e ka "Unë" në majë të gjuhës

Life style

E sigurt që të gjithë e njihni një të tillë; Sjelljet tipike të një njeriu narcist që e ka "Unë" në majë të gjuhës

Më: 11 mars 2021 Në ora: 11:29
Foto ilustrim

Nëse deri më tani njerëzit që kryefjalë të fjalisë kanë gjithmonë “UNË” i keni  pasur inat, pasi të lexoni këtë artikull , ndoshta do i kuptoni! Të qenët narcis është një çrregullim personaliteti, psikologjik që nuk e kanë në dorë këta njerëz të vetëkënaqur.

Ndjenja e superioritetit mund t’i bëjë këta njerëz të shkëlqejnë në rrethe të gjëra shoqërore, por në lidhje më të ngushta, ata janë njerëz shumë të lodhshëm !

Studimet tregojnë se ky çrregullim trajtohet përmes terapive, por këta njerëz e kanë të vështirë të mbajnë një lidhje të shëndoshë pasi u mungon empatia si dhe tipare të tjera të nevojshme për të patur një lidhje reciproke (e kur themi këtë nuk nënkuptojmë vetëm romancat) Reagimi i ulët emocional dhe mungesa e ndjeshmërisë janë automatike, më shumë sesa një zgjedhje e vetëdijshme. Kjo do të thotë se nuk është faji i tyre - është thjesht se si truri i tyre manifeston këtë çrregullim. Më poshtë do të listojmë disa sjellje tipike të këtyre tipave.

Ata janë manipuluese.

Për të kënaqur nevojën e tyre për mbizotërim, narcisi vazhdimisht dhe automatikisht do të bëjë gjithçka është e mundur për të marrë atë që do nga t^ tjerët. Ata janë manipulues dhe janë të dashur vetëm atëherë kur kanë interes dhe duan të përfitojnë !

Janë ekstremisht egoistë

Narcisët i shohin njerëz të tjerë si objekte që mund t’i përdorin për të arritur qëllimet e tyre. Në një marrëdhënie me një narcis nuk ka 2, por vetëm 1 Shumica e eksperimenteve që kanë studiuar lidhjen narcizëm/marrëdhënie kanë zbuluar që narcisët janë të paaftë t’i shohin apo t’i projektojnë planet e tyre në çift.

Gjithçka që bëjnë narcisët lidhet me opinionin e të tjerëve. Nëse këta të fundit nuk marrin “aprovimin”e të tjerëve, asgjë nuk ka vlerë.

Është thuajse e pamundur të argumentosh me ta

Arsyeja është e thjeshtë: ATA s’janë kurrë gabim

Ata kanë tendencë të jenë abuzive.

Për shkak të egos së tyre të brishtë dhe nevojës për mbizotërim, narcisistët shpesh do t'i përgjigjen refuzimit me dhunë qoftë fizike, mendore apo emocionale.

Ata nuk kanë besim tek njerëzit e tjerë dhe nuk kanë asnjë mik të vërtetë

Një narcis mund të jetë i ndjeshëm, por duke mos e vënë asnjëherë veten në vend të tjetrit, nuk ka për t’ju kuptuar asnjëherë ! Gjithçka sillet rreth tyre duke menduar se ata janë qendra e botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat