Shenjat e plagëve tua janë simbol i forcës tënde!

Life style

Shenjat e plagëve tua janë simbol i forcës tënde!

Më: 12 mars 2021 Në ora: 13:00
Ilustrim

Jeta sfidon çdo moment.

Është aftësia jonë për tu përballur me sfidat që na i sjell kjo Botë.

Gjithsesi, do të keni raste kur mendoni se atë që po kaloni ju është gjëja më e rëndë në jetë,por e keni gabim.

Ajo çka po kaloni ju, nuk është gjëja më e rëndë në jetë, është vetëm një vështirësi e radhës, që do të nxjerr në pah fuqinë tënde shpirtërore.

Jeta do t’ju shkaktojë plagë.Por, kurrë mos kini  turp nga plagët që jeta ju jep.

Një shenjë plage nënkupton që dhimbja ka ikur, dhe plaga është e mbyllur.

Kjo do të thotë se ju e keni mundur dhimbjen, keni nxjerrë një mësim, jeni më të fortë, dhe po ecni përpara.

Një shenjë plage është tatuazh i një triumfi, për të cilën duhet të jeni krenarë. Mos lejoni plagët tuaja t’ju mbajnë peng.

Mos i lejoni t’ju bëjnë ta jetoni jetën tuaj në frikë. Ju nuk mund të bëni shenjat në jetën tuaj të zhduken, por ju mund të ndryshoni mënyrën se si i shihni ato.

Ju mund të filloni duke i parë plagët tuaja, si një shenjë force dhe jo dhimbjeje.

Nga vuajtjet kanë dalë shpirtra të fortë; personazhet më të fuqishëm në këtë botë të madhe janë të mbushur me plagë.

Shihni plagët e tua si një shenjë që ju thotë: “Po! Ia dola! Kam mbijetuar dhe kam plagët që e vërtetojnë! Dhe kam një shans të forcohem më shumë!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat