Grimi prej profesionisteje është 10 sekrete larg

Life style

Grimi prej profesionisteje është 10 sekrete larg

Më: 12 mars 2021 Në ora: 14:17
Foto ilustrim

Jeta është më e bukur kur grimi na qëndron mirë në fytyrë, ndaj ne do ju tregojmë 10 sekrete si t’i lehtësoni punën vetes. Na falenderoni në fund…

Një concealer i vetëm nuk bënë punë për rrathët e zinj poshtë syve. Duhet të zgjidhni një concealer në ngjyrë portokalli për pjesët më të errëta, pastaj një tjetër që i afrohet ngjyrës së lëkurës suaj për zonat e tjera. Bëjini bashkë të gjitha me një sfungjer ose furçë.

Pudrën aplikojeni vetëm në zonat që ju nevojitet, e jo në gjithë fytyrën. Përqëndrohuni në T-Zone.

Vetullat perfekte nuk ezksitojnë! Mos insistoni të krijoni vetulla që janë njësoj kur i krahasoni. Mundohuni t’i jepni efekt natyral.

Aplikoni primer para tonit për të realizuar grimin perfekt tek sytë.

Kur lyen qerpikët me rimel, shiko poshtë që të mos bëhesh pis. Aplikimi duhet të jetë shumë i ngadaltë.

Për të realizuar ruzhin perfekt, thjesht buzëqesh.

Për të shmangur buzqëkuqin nga dhëmbët, vendos gishtin tregues brenda gojës. Dhe mos apliko shumë buzëkuq.

Për të krijuar efektin e vetullës së ngritur, përdor laps të bardhë në cepin e brendshëm të syrit dhe sipër, pranë vetullës. Shto pak ton të bardhë dhe duke e përhapur me furçë do shikoni sa bukur do ndryshojë syri.

Për t’i bërë buzët të duken më të plota pasi ke aplikuar buzëkuq vendos pak ton sysh në ngjyrë të bardhë ose gold në mes të buzës. Vetëm një prekje dhe rezultati do ju habisë.

Para se të dalësh nga shtëpia, merr ujë të ftohtë, sprucoje në fytyrë dhe do e ruash grimin gjatë gjithë ditës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat