Çfarë duhet të hiqni nga dollapi kur arrini të 30-tat

Life style

Çfarë duhet të hiqni nga dollapi kur arrini të 30-tat

Më: 12 mars 2021 Në ora: 15:24
Foto ilustrim

Moda ka rregullat e saj megjithëse shumë nuk duan t’i ndjekin dhe japin gjithmonë pak origjinalitet në kombinime, zgjedhje ngjyrash apo stili. Kur arrihen të 30-tat çdo grua duhet të tregojë pak kujdes me veshjet dhe me këtë fjali nënkuptojmë që një pjesë e gjërave duhen zhdukur nga dollapi për të mos u veshur më.

Ja nisim me pantallonat e shkurtra, të cilat na besoni nuk do duken aq bukur kur të arrini atë moshë. Jeni gra tashmë dhe jo më vajza të reja dhe ka disa rregulla etike që është mirë të ndiqen. Ndaj sugjerimi ynë është të visheni me ‘bermuda shorts’ kështu do dukeni trendy dhe shumë shik.

Thuajini mirupafshim edhe bluzave të shkurtra ‘crop top’. Të tregosh belin është një trend që i përket vajzave më të reja. Ti duhet të tregosh seriozitet dhe autoritet deri diku me veshjen tënde, ndaj zgjidh një bluzë të ngushtë që jep pak a shumë të njëjtin efekt si bluzat e shkurtra.

As mos e mendo të veshësh më bluza që kanë imazhe të stampuar pesronazhesh të animuar. Ato përfaqësojnë imagjinatën e fëmijëve dhe ky me siguri nuk është imazhi që ti do të doje të jepje.

Xhinset shumë të çara duhen zhdukur nga dollapi. Sido t’i kombinoni nuk do dukeni serioze aspak dhe kur njerëzit të zbulojnë moshën tuaj nuk do ju shohin me sy edhe aq pozitiv.

Çantat ekstravaganet me modele të çuditshme dhe të guximshme nuk janë aspak ajo që ju duhet. Çanta duhet për punë dhe duhet t’ia përshtasni nevojave tuaja.

Tutat e shkurtra (cycling pants) janë trend që duket i bukur më herët, por në të 30-tat është thjesht një kombinim që të jep idenë që as nuk je munduar të vishesh mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat