Ja çka duhet të dini para se të hiqni pushin e fytyrës

Life style

Ja çka duhet të dini para se të hiqni pushin e fytyrës

Më: 12 mars 2021 Në ora: 16:58
Foto ilustrim

Duhet ta dini se është diçka normale të kesh push në fytyrë. Shumë influencuese në rrjetet sociale e trajtojnë shpesh këtë temë duke krijuar video e duke dhënë këshilla për t’u ardhur në ndihmë vajzave që duan ta “heqin qafe” pushin e fytyrës, por janë paksa të frikësuara. Jo pak herë kemi dëgjuar se heqja e pushit bën që qimja të dalë më e trashë dhe më e zezë se më parë.

Megjithatë, kjo nuk ndodh nëse zgjidhni metodën e duhur që i përshtatet llojit të lëkurës suaj. Ka shumë vajza, të cilat preferojnë që pushin e fytyrës ta heqin dhe në ditët e sotme ka miliona mënyra për ta bërë, duke filluar që nga brisku e deri te dylli apo peri.

Por para se ta merrni këtë hap duhet të keni parasysh vetëm një gjë: është shumë e rëndësishme që gjithmonë para depilimit fytyra të lahet.

Fytyra e pastër është një fillim i mbarë për procesin e heqjes së pushit. Larja e fytyrës do të parandalojë akumulimin e baktereve, të cilat mund të shkaktojnë infeksion në lëkurën tuaj dhe si rrjedhojë do të përballeni me probleme shumë më të mëdha se pushi.

Shpesh ndodh që pas depilimit të fytyrës, lëkura të acarohet dhe të mbushet me puçrra. Në shumicën e rasteve faji është i higjienës, kështu që herën tjetër mos përtoni ta lani fytyrën para se të filloni me depilimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat