Këshilla të bukurisë për vajzat dembele

Life style

Këshilla të bukurisë për vajzat dembele

Më: 12 mars 2021 Në ora: 17:08
Kim Kardashian

BARTNI KAPELË!

Bartja e kapelës në plazh mund të tingëllojë si klishe, megjithatë është një këshillë që duhet mbajtur në mendje përgjatë gjithë kohës. Kapela, përveçqë ju mbron nga rrezet e dëmshme të diellit, ua mbulon edhe flokët tuaj, që, me shumë gjasë, nuk i keni në formën më të mirë të mundshme.

FUTUNI NË DUSH PARA SE TË HIDHENI NË PISHINË!

Edhe nëse uji i pishinës 'e thërret emrin tuaj me të madhe', mos u ngutni. Kaloni disa sekonda në dushin e vendosur pranë pishinës, para se të kërceni në pishinë. Kjo për faktin se flokët tuaj të tharë do të thithin pak ujë të pastër, para se të zhyten në ujin e mbushur me kemikale.

PËRDORNI BAZË TË GRIMIT!

Formula e butë e bazës së grimit ua merr vetëm disa sekonda në rutinën tuaj të bukurisë, mirëpo, përfitimet që i keni nga aplikimi i bazës së grimit janë shumë të mëdha. Thjesht, nëpërmjet aplikimit të bazës ju bëni që grimi juaj të qëndron më gjatë, duke qenë më i qëndrueshëm ndaj rrezeve të diellit.

FILLONI ME THARJEN E FLOKËVE NË DUSH!

Nëpërmjet përdorimit të pajisjeve 'të mençura' në dush, ju mund t'i kurseni vetes shumë kohë. Njëra nga këto pajisje të mençura është krehri me dhëmbë të rrallë, të cilin mund ta përdorni për ta larguar ujin e tepërt nga flokët tuaj, gjatë kohës që jeni në dush. Kjo teknikë ju ndihmon në tharjen më të shpejt të flokëve si dhe në mbrojtjen e flokëve nga nxehtësia e tharëses së flokëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat