Në këtë vend të papritur femrat shpesh përjetojnë orgazmën

Life style

Në këtë vend të papritur femrat shpesh përjetojnë orgazmën

Më: 12 mars 2021 Në ora: 21:07
Foto ilustrim

Pos që forcojnë muskujt, definojnë trupin dhe humbin kaloritë, femrat madje edhe në palestër mund të përjetojnë orgazmën

Fjala është për fenomenin e quajtur “coregazma” dhe u ndodh më së shpeshti femrave gjatë ushtrimeve intensive për shkak të çlirimit të sasisë së madhe të endorfinës, hormoni cili trupin e njeriut e qetëson dhe i cili lirohet edhe gjatë seksit.

Nëse gjithashtu ju intereson, orgazma në palestër apo derisa jeni duke ushtruar, më e shpeshtë është kur ushtroni muskujt e barkut, por mund të ndodhë edhe gjatë vrapimit apo ngritjes së peshave.

Është interesante që edhe “coregazma” mund të zgjasë me orë, ndërkaq kontraksonet ndihen edhe në abdomen dhe në anën e brendshme të kërdhokullave.

Termin “coregasm” për herë të parë e ka përmendur seksologu Alfred Kinsey, më 1953, në librin e tij “Secual Behavior in the Human Female”.

Dr. Debby Herbenick nga Universiteti i Indianas, gjatë një interviste për promovimin e librit të saj “The Coregasm Workout”, tha se coregasmat janë të ngjashme në ndjesi me orgazmat nga marrëdhëniet vagjinale, “por tentojnë të ndihen më pak eksituese, më pak intensive dhe më shpuese”.

Ushtrimet që kanë më tepër gjasa të japin këtë efekt? Karrigia e Kapitenit, ushtrimi me ngritjen e këmbëve që varen në ajër.

Herbenick ka zbuluar se femrat kanë më tepër mundësi për orgazmë nëse e nisin ushtrimin me të paktën 20 minuta ushtrime kardio, për rritjen e ritmit të zemrës, dhe kalojnë menjëherë, pa bërë pushim, në seanca të gjata ushtrimesh të muskujve të mesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat