Tre arsyet përse mendoni për ish-in gjithë kohën, por që nuk do të thotë se ju ka marrë malli

Life style

Tre arsyet përse mendoni për ish-in gjithë kohën, por që nuk do të thotë se ju ka marrë malli

Më: 13 mars 2021 Në ora: 19:34
Foto ilustrim

Zemërim, ndjenja të lënduara, lot, dyshime… ndarjet nuk janë të lehta dhe marrja e vendimit për të mos qenë më krahë dikujt shoqërohet me jo pak ndryshime në jetën e një personi.

Shumë nga dyshimet lidhen me frikën nëse keni marrë vendimin e duhur apo jo. E nëse ky i fundit është vendimi më i mirë që keni marrë ndonëjherë, por sërish mendoni për ish-in, kjo nuk lidhet me faktin që ju merr malli për të, por për tre arsyet e mëposhtme.

Ju ndiheni të vetmuar

Vetmia është ndoshta arsyeja më e zakonshme pas mendimeve të pafundme për ish- të dashurin. Zgjidhja më e mirë është të përfshiheni në sa më shumë aktivitete për të mbushur kohën. Merrni kohë për veten tuaj, për të bërë gjërat që pëlqeni, dilni me miq, edhe me ata që më parë i kishit shkëputur pak marrëdhëniet. Të qëndruarit vetëm në këtë periudhë jua bën më të vështirë kalimin e situatës, ndaj mos e lini që kjo e fundit t’ju rrëshqasë nga duart.

Ju ndiheni të mërzitur

Nëse keni investuar shumë nga vetja në atë lidhje, keni sakrifikuar shumë gjëra, në momentin që nuk jeni më me atë person, do t;ju duket bosh jeta juaj! Prandaj është e rëndësishme që të investni në veten tuaj, para se t’i jepni gjithçka tuajën dikujt tjetër. Para gjithçkaje keni veten dhe nëse nuk kultivoni asnjë inters, asnjë hobi, dhe gjithçka sillet rreth personit tjetër, ju do e keni të vështirë të argëtoheni vetëm ose nën shoqërinë e miqve. Edhe nëse keni gabuar, pas ndarjen mundohuni që të vendosni veten në qëndër të botës suaj.

Frika se do të mbesni vetëm apo nuk do të gjeni një person më të mirë

Të dalësh nga zona e komfortit dhe të përballesh me gjëra të reja është gjithmonë e vështirë. Por duhet të besoni se më e mira do të vijë për ju, sepse jeni vetë ju që i krijoni mundësi vetes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat