Çka është “work marriage”, avantazhet dhe disavantazhet

Life style

Çka është “work marriage”, avantazhet dhe disavantazhet

Më: 13 mars 2021 Në ora: 19:41
Foto ilustrim

Bëhet fjalë për afrimitetin e një çifti kolegësh të seksit të kundërt, që ngjan si një marrëdhënie martesore, por nuk shndërrohet kurrë në një lidhje sentimentale.

Është një marrëdhënie e veçantë, e cila karakterizohet nga ndershmëria, besnikëria, besimi, respekti dhe mbështetja reciproke, veçanërisht gjatë periudhave stresuese në punë. Fenomeni është në rritje në të gjitha ambientet ku parapëlqehet “team working” dhe bashkëpunimi.

Sipas një studimi të profesor Chad Mc Bride të Universitetit të Nebraskas dhe asistentes së tij, Karla Mason Bergen, me një koleg të tillë argëtohesh më tepër, angazhohesh me përkushtim më të madh dhe je më besnik ndaj kompanisë. Një miqësi e kësaj natyre përmirëson edhe dialogun me partnerin e vërtetë, i cili nuk do të lodhet së dëgjuari gjithë problemet e bezdisshme në punë.

Shumë punonjës nuk duan të flasin për ditën e tyre me bashkëshortin/-en, pasi ka shumë detaje që i duhen shpjeguar një personi që nuk është me ta në zyrë.

Por “work marriage” ka edhe kundërshtarë: Është një lojë e rrezikshme. Ju duhet të shmangni të bëheni konkurrent me njëri-tjetrin dhe mbi të gjitha elementin romantik dhe flirtues.

41% e “work marriage” në punë thonë se nuk takohen kurrë me njëri-tjetrin jashtë zyrës. Ky është një tjetër aspekt delikat që mund të lërë shkas për thashetheme mes kolegëve dhe të ngjallë xhelozinë e shokut të jetës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat