Pse femrat kanë filluar ta sheqerosin vagjinën?

Life style

Pse femrat kanë filluar ta sheqerosin vagjinën?

Më: 14 mars 2021 Në ora: 17:22
Foto ilustrim

Përse femrat kanë filluar që të vënë sheqer aty poshtë?

Madje, 87 për qind e tyre i depilojnë qimet e organeve gjenitale, ndërsa pjesa tjetër këtë gjë e ka bërë në të kaluarën, ka treguar hulumtimi i realizuar në më shumë se 300 dama midis moshës 16 dhe 40 vjeç.

Sipas këtij studimi, femra së paku një herë i ka eliminuar qimet nga vagjina.

Deri tani si metodë më e mirë janë treguar depilimi, rroja dhe laseri, ndonëse kohëve të fundit gjithnjë e më shumë dama sheqerosin pjesët intime, shkuan Elle.

Kjo gjë nënkupton përzierjen e nxehtë (jo aq të nxehtë sikur dylli) të sheqerit, lëngut dhe limonit, ujit dhe vajrave eterike. Si edhe dylli, po ashtu edhe kjo përzierje qitet në drejtimin e rritjes së qimeve, ndërsa eliminohen në drejtimin e kundërt.

Përparësia e kësaj mënyre të eliminimit të qimeve është mosprania e shtojcave kimike, të cilat mund të irritojnë lëkurën, ndërsa shtresa e qitur lehtë hiqet me ujë, por mund të hiqet edhe me gishta. Nxit më pak rritjen e qimeve dhe mund të zgjasë më shumë se depilimi.

Femrat të cilat rregullisht vënë sheqer aty poshtë, thonë që mund të bëhet afatgjatë dhe qimet mund të bëhen të holla dhe të buta.

– Metoda është më pak e dhembshme, lehtë qitet, hiqet dhe lahet. Kurrë nuk kam qenë e detyruar të bëj piling lëkure gjë që është rasti i shpeshtë i depilimit me dyllë – ka thënë një femër.

Kjo mënyrë e eliminimit të qimeve ka prejardhjen nga egjiptianët e vjetër, ku në vend të sheqerit, pastën e kanë bërë me mjaltë.

Tani depilimi është diç më i shtrenjtë, mirëpo gjithsesi mund të shpaguhet në afat të gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat