Shkumësi është shumë më tepër sesa një mjet shkrimi: Përdoreni atë në enët e vjetruara metalike, këpucët e lagura, vrimat në mur…

Life style

Shkumësi është shumë më tepër sesa një mjet shkrimi: Përdoreni atë në enët e vjetruara metalike, këpucët e lagura, vrimat në mur…

Më: 14 mars 2021 Në ora: 17:42
Foto ilustrim

Pos që me të shkruani nëpër mure, i imtësuar than këpucët, fsheh vrimat e vogla në gërvishtje në mur, ndërsa mund të zbukurojë edhe thonjtë

Për shumicën e njerëzve asociacioni i parë i shkumësit është – shkolla. Mirëpo, pos në shkollë, shkumësi mund të përdoret për mënyra interesante dhe të dobishme edhe në shtëpi.
Qe se si mund ta përdorni:

1. Enët e vjetruara metalike

Fërkoni me shkumës dhe qitni pak ujë në mënyrë që të bëni një tretje të dendur. Merrni një leckë mkrofibre, njomeni në tretje dhe me lëvizje rrethore lani enët. Që pas pak minutash do të shkëlqejnë si të reja.

Zëvendësim për korrektues

Nëse rastësisht nuk keni korrektues, dhe keni bërë një gabim me laps kimik, përdorni shkumësin për ta fshirë. Mos e shtypni tepër letrën, më mirë kalojeni mbi gabim dy herë. Tepricën shkundeni dhe vazhdoni të shkruani.

Vrimat në mur

Keni hequr fotografinë e vjetër dhe në mur ka mbetur një vrimë e pakëndshme (ose së paku vrima me një pjesë të dëmtuar të murit)? Merrni një shkumës të zakonshëm të bardhë dhe mbuloni me të vrimën dhe pjesën e dëmtuar të murit.

Këpucët e lagura?

Merrni një leckë letre dhe zbërthejeni. Fërkoni apo thërrmoni dy shkumësa dhe lini nga një në secilën leckë letre, të cilat pastaj mblidheni në një pako të vogël dhe lidheni me llastik. Pakon e vogël futeni në këpucë dhe lëreni një kohë (sa kohë varet se sa janë të lagura këpucët).

Ruan bardhësinë e rrobave dhe largon ngjyrën e verdhë

Rrobat, me kalimin e kohës marrin ngjyrën e verdhë. Prandaj, fërkoni ato me shkumës para pastrimit. Ju ndihmon t’i largoni shenjat e verdha dhe pas disa larjesh. Nëse njollat janë të shumta, fërkoni ato me disa shkumësa, lini të qëndrojnë ashtu për 10 minuta dhe pastroni.

Mban thonjtë e shëndetshëm dhe të pastër

Fërkoni brushën e vogël në shkumës dhe më pas përdoreni atë për të pastruar thonjtë tuaj. Ky proces do t’ju shpëtojë nga papastërtia dhe shkumësi do t’i bëjë thonjtë tuaj të duken të ndritshëm dhe rrezatues. E njëjta gjë mund të përsëritet edhe për thonjtë e këmbëve.

Heq njollat e bezdisshme yndyrore

Shkumësi absorbon yndyrën (proshuta, pica, hamburgerët) dhe e largon lehtësisht atë. Rekomandohet që t’i fërkoni rrobat me një copë shkumësi dhe ta lini për 10 minuta. Largoni shkumësin dhe pastaj provoni ta pastroni rrobën e ndotur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat